E Diel, 1 Nëntor 2026

PD mbledh Keshillin Kombetar me fillimin e fushates ne Tirane

Selia blu Strukturat e mazhorances do te jene ne funksion te betejes elektorale

Partia Demokratike duket se procesin e saj per zgjedhjen e strukturave te brendshme do ta lidhe me punen per zgjedhjet e ardhshme vendore. Keshtu burime prane PD-se bejne te ditur se mbledhja e Keshillit Kombetar te Partise Demokratike per zgjidhjen e kryesise se re dhe sekretariatit te PD-se pritet te ndodhe rreth fundit te muajit tetor kohe e cila perkon edhe me prezantimin qe demokratet do ti bejne kandidatures se tyre per kryeqytetin. Po keshtu procesi i perzgjedhjes se kryesise se re do te behet pak para miratimit te te gjitha kandidaturave te demokrateve per bashkite dhe komunat e vendit emra te cilet me pare do te kalojne per miratim ne kryesine e demokrateve. Po keshtu kryesia e re e PD-se pritet te jete shume aktive edhe ne fushaten zgjedhore per vendoret e ardhshme. Ne kete strukture te larte te demokrateve do te krijohen grupe pune qe do ta ndjekin dhe koordinojne fushaten ne zona te caktuara te vendit. Nga ana tjeter edhe sekretaret e rinj qe do te zgjidhen mes radheve te demokrateve pritet te kene rolin e tyre te madh ne kete proces. Burimet bejne te ditur se pervec posteve te sekretareve aktuale pritet qe te zgjerohet numri i tyre edhe me nje sekretar politik dhe elektoral. PD e ka vonuar per vit zgjedhjen e kryesise se saj te re dhe sekretariatit ne lidhje me afatin katervjecar te perteritjes qe percakton statuti per keto organe me rendesi te vecante. Arsye per kete vonese ka qene perfaqesimi i punes se drejtueseve kryesore te PD-se ne qeverisje duke lene partine ne hije. Por ne kushtet e nje procesi me rendesi te madhe sic jane zgjedhjet e pas tete muajve PD e ka te domosdoshme riaktivizimin e strukturave te partise dhe zgjedhjen ne to te njerezve te provuar dhe te afte per ti bere balle kundershtarit politik. Gjate zgjedhjeve te ardhshme lokale PD nuk arriti ta fitoje kryeqytetin dhe nje sere qytetesh te tjera te rendesishme ne vend dhe logjikisht puna organizative per procesin e ardhshem elektoral pritet te jete me intensive. Por burimet prane PD-se bejne te ditur se puna per organizimin e strukturave baze duke i pergatitur per procese zgjedhore nuk eshte nderprere ne asnje moment por motoret e fushates zgjedhore pritet te ndizen ne fundin e ketij viti kur zgjedhjet te jene realisht ne prag.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›