E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD mbyll fushaten tek Nene Tereza

Partia Demokratike mbylli fushaten e saj elektorale ne sheshin Nene Tereza ne nje miting me te gjithe kandidatet per kryetare bashkie. Ne fjalen e tij kryeministri Berisha renditi ato qe ai i quan suksese te qeverise por nga ana tjeter zbuloi edhe nje sekret te vogel. Per te ka rendesi vetem bashkia e Tiranes. Ju bete qe Shqiperia nga vendi me te ardhurat me te uleta te shnderrohet ne vendin me te ardhurat me te larta ne Europes. Sot secili prej nesh kane vetem nje enderr endrren Tirana e zhvilluar Shqiperia e zhvilluar Tirana Europiane Shqiperia Europiane. Ne keto 30 dite ju u shnderruat ne ministra e Kryeministra arkitekte e inxhiniere per lagjen tuaj komunen tuaj dhe bashkine tuaj ne nje debat ne cdo apartament ne cdo rrugice e rruge ne cdo fshate e cdo komune ju hartuat projektin e shnderrimit ne realitet te endrres se perbashket Europiane Shqiperia e zhvilluar Tirana e zhvilluar- deklaroi Berisha. Ne fjalen e tij kreu i qeverise premtoi me shume investime dhe nje bashkepunim me te ngushte me pushtetin vendor. Sipas liderit te mazhorances vota me 8 maj per Lulzim Bashen dhe per kandidatet e tjere te Aleances per qytetarin eshte vote per infrastrukturen e Tiranes dhe te gjithe Shqiperise. Shefi i mazhorances deklaroi se nepermjet votes qytetaret do te kene ne dore shnderrimin e qyteteve ne gjenerator te medhenj te zhvillimit dhe punesimit.
Basha
Duke shfrytezuar mitingun e fundit elektoral kandidati i koalicionit te djathte Lulzim Basha prezantoi programin e tij per kryeqytetin. Duke vene theksin tek punesimi Basha u shpreh se do te krijoje lehtesira fiskale per bizneset ne menyre qe te gjenerohen vende te reja pune. Sipas tij vota per Lulzim Bashen e kandidatet e mazhorances eshte vote per kthimin e Tiranes dhe gjithe Shqiperise ne jeshile me hapesirat me te medha qetesuese per qytetaret. Une kam pergatitur nje plan konkret per hapjen e vendeve te reja te punes qe kane kaq shume nevoje. Do te ul taksat per bizneset. Kryetari aktual thote qe seshte detyra e tij te krijoje vende pune. Une do te jem ndryshe. Krijimi i vendeve te reja te punes do te jete prioriteti numer nje- theksoi Basha. Premtim tjeter i kandidatit te djathte lidhej edhe me permiresimin e infrastruktures e cila sipas tij do te nise me punimet per ndertimin e Unazes se Madhe. Do te permiresoj infrastrukturen duke nisur me unazen. Jam i bindur se mund te ulim nivelin e ndotjes dhe se mund te ndertojme nje apo me shume linja tramvaji te rregullojme problemin me ujin dhe ndricimin- tha Basha.
Duke akuzuar kundershtarin e tij politik njeheresh edhe kreun aktual te baskise se Tiranes per gjendjen e Tiranes kandidati i PD-se u shpreh se do te hartoje nje moratorium per ndertimet deri nje hartimin e nje plani te ri urbanistik per kryeqytetin. Kandidati demokrat garantoi simpatizantet e mbledhur ne shesh per transparence lidhur me investimet qe do te realizoje bashkia. Do te bej transparent cdo shpenzim te bashkise sepse ju keni te drejte te dini ku shkojne parate tuaja u shpreh ai.

Premtimet
Krijimi i vendeve te reja te punes
Ndertimi i Unazes se Madhe
ulje te taksave per biznesin
shnderruar Tiranen ne nje atraksion turistik
investime per artin kulturen dhe sportin
Ulje te ndotjes dhe pastrim te qytetit
Permiresim te perkujdesjes shendetesore dhe sociale
Moratorium per ndertimet deri ne planin e ri urbanistik
Tramvaj

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›