E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tafaj Perse duhet te me votojne per nje mandat te trete

Arben Tafaj kandidon per nje mandat te trete ne krye te njesise bashkiake numer 8 ne Tirane me mbeshtetjen e PD dhe PR. Ne kete interviste per Shekullin Tafaj shpjegon planin e tij per zhvillimin e zones. Nga ana e PS-se ne kete njesi kandidon Sadi Vorpsi i cili nuk i eshte pergjigjur pyetjeve.

Zoti Tafaj ju kandidoni per Njesine Bashkiake numer 8. Perse duhet tju votojne ju dhe jo kandidatin tjeter
Arben Tafaj PD Se pari mendoj se kam krijuar nje marredhenie mirekuptimi dhe bashkepunimi mjaft frytdhenese me komunitetin e banoreve te Njesise Bashkiake nr.8. Ata kane qene pjese e te gjitha projekteve zhvillimore si ato ne infrastrukture ashtu edhe ne sferen sociale shume prej ketyre projekteve kane qene pikerisht pergjigje e kerkesave dhe interesave te ketyre banoreve ku ata kane dhene jo vetem miratimin por edhe kontributin e tyre. Ky eshte nje proces ne vazhdim dhe filozofia e re ne drejtimin e Bashkise se Tiranes qe Aleanca per Qytetarin i ofron votuesve tane eshte nje shtyse akoma me e fuqishme ne kete drejtim. Se dyti disa nga prioritetet tona per kater vitet e ardheshme i pergjigjen me mire kerkesave te ketyre qytetareve. Ketu do te permend ruajtjen e ballances se investimeve midis zones se Tiranes Historike brenda unazes se vjeter dhe asaj pertej unazes se vjeter qe e njohim edhe si ish zona industriale megjithese tashme ajo po kthehet ne nje zone te mirefillte qytetase. Keshtu per kete te fundit prioritet do te jene infrastruktura ndertimi i shkolles dhe i qendres shendetesore rregullimi urban etj. Ne zonen e Tiranes Historike do te vazhdohet me rehabilitimin e shtrimin e rrugeve zgjerimin e hapesirave te gjelberta si dhe me projektet per ruajtjen e trashegimise kulturore dhe historike te zones.

Cila eshte pika me e dobet e kundershtarit tuaj
Arben Tafaj PD Kandidati Rival ashtu si dhe une rrjedh nga nje familje e njohur tiranase me pjesetaret e se ciles kam lidhje te hershme familjare dhe miqesore. Kjo lidhje eshte forcuar edhe me teper gjate dy mandateve ne drejtim te Njesise Bashkiake nr.8 ku kam pasur rastin tu ofroj atyre ashtu si dhe te gjithe qytetareve te kesaj Njesie Bashkiake gatishmerine time ne zgjidhjen e kerkesave apo problemeve te tyre. Gjithsesi pertej njohjeve familjare mendoj se me dallon nga rivali im nje pervoje e gjate pune ne pushtetin vendor nje formim arsimor dhe profesional qe lidhet ngushtesisht me administraten vendore si edhe nje njohje me e drejtperdrejte jo vetem e problematikave por edhe menyrave e rrugeve ligjore per zgjidhjen e tyre.

Cili eshte programi juaj per te drejtuar njesine ne kater vitet e ardhshme
Arben Tafaj PD Nese do ta permblidhja ne disa pika kryesore do te thosha se prioritetet tona ne drejtim te Njesise Bashkiake nr.8 per kater vitet e ardheshme do te jene Rregullimi Urban i Zones duke marre parasysh interesat e te gjithe qytetareve dhe harmonizimin e ketyre interesave Ruajtja e balances ne investime sipas prioritetit te cdo zone banimi Ndertimi i nje qendre te re shendetesore ne ish-zonen industriale ne bashkepunim me PNUD Promovimi i vlerave kulturore dhe historike te qytetit dhe investimet ne infrastrukture.

Cili eshte projekti me i rendesishem qe ju i premtoni qytetareve
Arben Tafaj PD Sfida dhe arritja me e rendesishme e kater viteve te ardheshme do te jete hartimi i Planit Rregullues qe do te marre ne konsiderate interesat e qytetareve dhe mendimin e tyre. Ne kete kuader besoj se kemi ne dore edhe nje karte tjeter fituese premtimin qe Aleanca per Qytetarin ka bere per zgjerimin e kompetencave te Njesive Bashkiake dhe peshes se tyre ne vendimmarrje. Me kete premtim Njesite Bashkiake dhe Keshillat e tyre krahas dhenieve te lejeve per ndertimet me volume te vogla punimesh do te kene edhe nje peshe me te madhe ne mbledhjen dhe vleresimin e opionionit qytetar ne lidhje me planin rregullues dhe ceshtjet e tjera qe lidhen me interesat e qytetareve pra ato do te jene pikenisja e vendimmarrjes.

Cila eshte politika juaj per taksat vendore
Arben Tafaj PD Ketu dua tju sqaroj se Njesite Bashkiake te Tiranes deri tani nuk kane tager per mbledhje dhe administrim taksash. Besoj se rritja e kompentencave te Njesive Bashkiake e premtuar nga Aleanca per Qytetarin krijon hapesira per ndryshimin e ketij realiteti. Besojme qe ky zgjerim i kompetencave do te shkoje paralelisht edhe me zgjerimin e Kompetencave Fiskale te Njesive Bashkiake te Tiranes.

Si do te menaxhoni ceshtjen e plehrave te qytetit
Arben Tafaj PD Deri tani per shkak edhe te nje cetralizmi te skajshem ne drejtimin e Tiranes njesite bashkiake nuk kane pasur asnje rol ne menaxhimin e mbetjeve urbane. Por me ndryshimin e drejtimit te Bashkise Tirane Aleanca per Qytetarin dhe z. Lulzim Basha kane parashikuar qe Njesite Bashkiake te luajne rolin e supervizorit ne menaxhimin e ketyre mbetjeve keshtu verejtjet dhe konstatimet e njesive bashkiake do te jene baze per vleresimin e nderrmarrjeve qe marrin persiper kete menaxhim. Mendoj se ky eshte nje hap perpara ne drejtim te decentralizimit.

A mendoni se pushteti lokal i ka mjetet e duhura per te realizuar keto premtime
Arben Tafaj PD Sigurisht ekzistojne si hapesirat ligjore ashtu edhe mjetet per realizimin e ketyre premtimeve. Ajo qe ka penguar deri tani ka qene mungesa e vullnetit politik nga ana e Bashkise Tirane si dhe nje centralizim i skajshem ne metodat e administrimit te qytetit nga ana e saj. Besoj se ky realitet do te ndryshoje teresisht me ndryshimin e drejtimit te Bashkise Tirane dhe te mendesise se deritanishme te ketij drejtimi. Vleresoj gjithashtu se rritja e kompentencave te Njesive Bashkiake e premtuar nga Aleanca per Qytetarin krijon hapesira te dukshme per ndryshimin e ketij realiteti sidomos kur flasim per komeptenca te tilla si dhenia e lejeve per volume te vogla punimesh dhenien e lejeve per administrimin e objekteve me bashkepronesi te detyruar si pallatet etj dhenia e Granteve te Pakushtezuara qe do te administrohen nga vete Njesite Bashkiake sipas nevojave te tyre etj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›