E Diel, 1 Nëntor 2026

Vaid Kalaja per nje mandat te katert qeverises

Vaid Kalaja kandidon per nje mandat te katert ne krye te njesise bashkiake numer kater ne kryeqytet nen siglen e Partise Socialiste. Pas tre mandatesh te cilat i konsideron si teper te suksesshme Kalaja pohon se modeli i ofruar nga Partia Socialiste eshte e vetmja rruge per zhvillimin e Tiranes. Perballe tij kandidon nen siglen e Partise Demokratike Hysen Gjura i cili nuk ka pranuar qe te perballet me kundershtarin e tij. Vete Kalaja e cileson ate si nje person te panjohur per komunitetin lokale Kundershtarin tim elektorati e ka njohur vetem keto dy javet e fundit permes posterave te afishuara ne fasada pallatesh. Punen dhe fushaten nuk e mbeshtes tek pikat e dobeta te kundershtarit por tek vlerat e mia dhe te stafit tim.

Zoti Kalaja ju kandidoni per Njesine Bashkiake numer 4. Perse duhet tju votojne ju dhe jo kandidatin tjeter
shte here e katert qe une kandidoj dhe tentoj te drejtoje njesine Bashkiake numer 4. Arsyeja e vetme e kandidimit tim eshte mbyllja e projekteve te nisura nga ana jone. Kur u zgjodha per here te pare me 3 tetor te vitit 2000 i kam premtuar elektoratit tim se kjo zone do te jete nje zone model per te gjitha njesite bashkiake te Tiranes. Eksperienca personale forca politike qe me mbeshtet dhe puna me e madhe nder vite ne sherbim te qytetareve jane pika ime me e forte ne keto zgjedhje. Ndryshimin mund ta sjelle vetem platforma jone platforma e rruges se vetme sepse kemi dhene shembujt me te mire dhe kemi provuar prej vitesh me modelet tona qe jemi e vetmja rruge e vetmja platforme e vetmja zgjedhje.

Cila eshte pika me e dobet e kundershtarit tuaj
Kundershtarin tim elektorati e ka njohur vetem keto dy javet e fundit permes posterave te afishuara ne fasada pallatesh. Punen dhe fushaten nuk e mbeshtes tek pikat e dobeta te kundershtarit por tek vlerat e mia dhe te stafit tim.

Cili eshte programi juaj per te drejtuar njesine ne kater vitet e ardhshme
Ne programin e punes sime per kater vitet e ardhshme perfshihen shume projekte te cilat jae Hapja e nje pike per mbrojtjen e te drejtave te femijeve nje kontrate e lidhur tashme ne bashkepunim me organizatat nderkombetare Krijimin e nje qendre ditore per te moshuarit nje projekt qe edhe ky eshte gati Vazhdimi i investimeve ne blloqet e banimit sic jane blloku i Alliasit blloku i Kinostudios Korpusi Universitar ne zonen e 3700 Ndertimi i parkut tek Bregu i Lumit Shtimi i hapesirave te gjelbra ne te gjithe njesine.

Cili eshte projekti me i rendesishem qe ju i premtoni qytetareve
Te gjitha projektet e nisura nga ana jone kane rendesine e vet te madhe sepse secili eshte ne sherbim te komunitetin ne te cilin perfshihen. Si te tille ne do te ndjekim me seriozitet maksimal nga ana jone deri ne perfundimin e tyre.

Cila eshte politika juaj per taksat vendore
Ky eshte nje problem qe ndiqet nga Bashkia e Tiranes. Ne si njesi bashkiake jemi thjesht agjent tatimor te Bashkise se Tiranes. Deri ne vitin 2010 qytetaret e Tiranes kane paguar dy taksa dhe nje tarife tarifen e pastrimit. Qe prej janarit te vitit 2011 qytetaret do te paguajne nje takse dhe nje tarife. Ne si Njesi Bashkiake kemi pasur gjithnje mirekuptimin e qytetareve. Perfitimet tona ne keto taksa kane qene transparente dhe jane investuar ne infrastrukture ne dobi te qytetareve.

Si do te menaxhoni ceshtjen e plehrave te qytetit
Ne organiken e njesise bashkiake numer 4 kemi dhe zyren e urbanistikes e cila ka ne organiken e vet te perfshire inspektorin e mjedisit. Njesia eshte impenjuar ne menyre permanente ne lidhje me problemin e pastrimit te qytetit. Sa here kemi pasur probleme kemi pasur nje mbeshtetje te Drejtorise se Pastrimit te Qytetarit. Permiresimet jane te dukshme dhe vleresohen nga te gjithe qytetaret.

A mendoni se pushteti lokal i ka mjetet e duhura per te realizuar keto premtime
Pushteti lokal ne bashkepunim te ngushte me Bashkine e Tiranes dhe keshillat bashkiak respektiv i ka te gjitha mjetet e duhura per realizimin e ketyre premtimeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›