Edi Rama Ja pse duhet te me votoni

Partia Socialiste ka mbyllur dje fushaten elektorale duke u kerkuar qytetareve qe te votojne rrugen e vetme per zhvillimin e punesimit per rritjen e cilesise se jeteses dhe per nje te ardhme me te mire. Nga pallati i sportit Asllan Rusi kandidatet e Tiranes u bene apel qytetareve qe te dalin dhe te votojne me 8 maj Partine Socialiste dhe kryetarin e saj Edi Rama. E ideuar sipas nje modeli amerikan mitingu i socialisteve mblodhi simpatizante nga i gjithe vendi per ti dhene mbeshtetjen e tyre socialisteve. Fjalen e hapjes e mori kandidati i PS-se per kryetar te Bashkise se Kamzes Rakip Suli i cili kerkoi voten e qytetareve dhe garantoi se nuk do te kete njeri guxim per te prekur vullnetin e tyre. Pas tij fjalen e moren kandidatet per Bashkine Vore dhe per Bashkine e Kavajes si dhe ish-anetari i Komitetit te Orientimit te Politikave ne PD Ervin uli. Me pas 11 kandidatet per njesite bashkiake jane ngjitur ne podiumin e vendosur ne mesin e salles per ti dhene mesazhin e fundit kryeqytetasve.
Ndryshe nga heret e tjera kryetari i Partise Socialiste Edi Rama i cili rikandidon per nje tjeter mandat ne krye te Bashkise se Tiranes eshte ngjitur ne skenen ngjyre roze me mikrofon ne dore dhe pa nje podium. Ai preferoi nje menyre sportive per tiu drejtuar mesazhin qytetareve ndryshe nga sa eshte pare ne mitingjet e zhvilluara me pare nga te gjitha partite politike. Kreu i socialisteve theksoi ne fjalen e tij se Aleanca per te Ardhmen eshte e vetmja rruga e cdo njeriu te zakonshem qe beson te Shqiperia dhe talenti i ketij populli te mrekullueshem qe beson tek puna ndershmeria bashkejetesa qytetare pavaresisht perkatesive krahinore fetare partiake gjinise dhe moshes. Edi Rama shprehur angazhimin per ti bere lehtesira te forta fiskale cdo biznesi prodhues pasi sipas tij Partia Socialiste parafytyron nje atdhe qe ofron vende pune dhe mundesi per cdonjerin qe kerkon pune te ndershme. Ai theksoi se sdo te kete me presione mbi nepunesit e shtetit dhe ata qe paguhen me kontributet e qytetareve dhe kercenohen me buken e gojes.
Kandidati i PS per Bashkine e Tiranes shpjegoi dhe arsyet pse duhet ta votojne ate per nje tjeter mandat. Nje i papune duhet te votoje per ne sepse eshte e vetmja rruge per ta gjetur nje pune e vetmja rruge per te luftuar me papunesine. Nje sipermarres i vogel duhet te votoje per ne sepse ne jemi e vetmja rruge per ta cliruar nga barra e jashtezakonshme e taksave te qeverise - apeloi Rama. Gjithashtu kreu i opozites paraqiti programin e Partise Socialiste dhe angazhimet qe do te marre pas fitores se zgjedhjeve. Mos u shqetesoni fare asnjelloj meraku vota eshte e fshehte kurrkush nuk ua kontrollon dot ua them mesuesve mjekeve ushtarakeve u them te gjithe atyre qe Saliu i mban te lidhur me buken e gojes. Ua them edhe demokrateve te zakonshem njerezve te urte dhe te ndershem u them ta clirojne flamurin e idealeve te dhjetorit. Thyejani shkopin Saliut me vote merrni hakun qe u takon me vote shkruajeni historine e qytetit dhe vendit tuaj me vote. Jepuni femijeve tuaj nje te ardhme me vote. Fitore fitore fitore. - leshoi apelin e tij te fundit per diten e zgjedhjeve Edi Rama.
Disa nga premtimet e kryetarit te Partise Socialiste
- Lehtesira te forta fiskale cdo biznesi prodhues
- Heqja e tatimeve te qeverise per biznesin e vogel
- Asnje takse per te gjithe kategorite ne nevoje
- 50 per qind te qerase per cdo familje te pastrehe qe nuk mund ta paguaje
- Kurre me mesues qe merren me force ne mitingjet e qeverise
- Zero TVSH-ne e ilaceve
- Nje vend me 100 rruge te asfaltuara me pastrim shembullor dhe nje transport publik te standardeve evropiane sic eshte Tirana e sotme