E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohen kartat e para false

Disa karta identiteti te falsifikuara jane kapur nga struktura te posacme te Partise Socialiste ne kryeqytet. Burime nga selia roze bejne te ditur se dokumentet e falsifikuara te identitetit jane te destinuara te perdoren ne zgjedhjet e 8 majit me synim deformimin e rezultatit zgjedhor.

Te njejtat burime shtuan se Partia Socialiste ka informacione per gjithe personat te cilet kane tentuar dhe njekohesisht kane prodhuar karta identiteti te falsifikuara. Dokumentet false jane kryesisht me emra emigrantesh por edhe te personave te dubluar ne listat zgjedhore. Gjetjen e kartave false e ka pohuar dhe kreu i Partise Socialiste Edi Rama i cili theksoi se komisioneret jane trajnuar per identifikimin e tyre dhe akuzoi persona brenda Partise Demokratike per kete falsifikim. Jemi ne dijeni per ekzistencen e ketij aktiviteti kriminal. Ky aktivet lidhet me Partine Demokratike kam parasysh uzurpatoret e saj. Jemi ne dijeni te plote per dallimet qe ka kjo karte dhe u them atyre qe kane porositur keto karta te ndalojne kete plan sepse nuk mund te funksionoje. Ka ndodhur ne te shkuaren ka ndodhur ne 2009-n por nuk mund te ndodhe me - tha Rama. Ai nenvizoi se kartat false jane me cip te kartave celulare dhe nuk kane reflektimet e kartes se identiteti origjinale.

Shekulli posedon nje prej ekzemplareve te kartave te falsifikuara dhe ne te dallohen manipulimet. I kontaktuar nga gazeta nje nga ekspertet kriminaliste sqaroi se elementet e falsifikimit jane te shumellojshem. Mungesa e elementeve te sigurise eshte e dukshme me sy te lire pavaresisht se per ta dalluar duhet nje vezhgim i kujdesshem. Sipas ekspertit dallimet me te dukshme ndermjet nje karte identiteti origjinale dhe nje false jane tek boja dhe fakti qe nuk ndryshon tonaliteti i ngjyrave. Por dallimi me i dukshem eshte tek cipi qe ndodhet ne anen e pasme te kartes. Ky material metalik nuk eshte ne nje nivel me karten e identitetit por eshte me larte saj.

Nderkohe eksperti shtoi se ka edhe elemente te tjere por qe jane te dallueshem ose nga nje sy teper i mprehte ose me mjete teknike si ultraviolet dhe lente zmadhuese. Nuk dihet se ku jane prodhuar keto dokumente false pasi mundesia e laboratoreve artizanale me skaner dhe printer me ngjyra eshte e gjere. Per nje prodhim cilesor eshte e mundur te perdoren edhe pajisje te sofistikuara ne perdorim te organeve shteterore si p.sh. ne zyrat e patentave ne institucionet qe prodhojne flete-hyrje elektronike etj- bene te ditur burime nga Partia Socialiste.


Ku dallojne kartat
1. Boja optikisht e ndryshueshme. Te kartat e falsifikuara nuk ndryshon tonaliteti i ngjyrave.
2. Kinegrama. Nuk ndryshon tonaliteti i ngjyrave dhe nuk shfaqen shkronjat ALB
3. Ne anen e pasme dallohet cipi i ngjitur qe eshte marre nga kartat SIM te telefonise celulare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›