Seitaj Projektet e mia per njesine numer 5

Jeta Seitaj eshte kandidatja e Partise Socialiste per njesine bashkiake numer 5 ne Tirane dhe perballe ka Erisa Xhixhon e LSI-se. Ne kete interviste per Shekullin Seitaj tregon vizionin e saj per zhvillimin e minibashkise dhe projektet konkrete qe do te vihen ne sherbim te banoreve. Rivalja e saj Erisa Xhixho nuk ka pranuar ti pergjigjet pyetjeve.
Zonja Seitaj ju kandidoni per Njesine Bashkiake numer 5. Perse duhet tju votojne ju dhe jo kandidatin tjeter
Jeta Seitaj PS Jam kandidate e AA per Njesine Bashkiake nr.5. Aktualisht jam dhe kryetare e kesaj Njesie prej 2 mandatesh. Banoret e Njesise Bashkiake nr.5 do te votojne per mua sepse ne zyrat e kesaj Njesie kane gjetur deren e hapur gjithmone per te degjuar hallet si dhe gatishmerine time per tu dhene zgjidhje hallit te tyre perkushtimin tim per tu treguar se si zgjidhet problemi i tyre gjithnje sipas ligjit.
Cila eshte pika me e dobet e kundershtarit tuaj
Jeta Seitaj PS Kandidatja tjeter eshte perfaqesuese e AQ nje bashkim i te majtes me te djathten qe per interesa sic u be mund te cbehet. Njerezit e dine se sic u moren votat majtas e u cuan djathtas lehtesisht per interesa te tyre mund te ndodhe dhe e kunderta. Gjithashtu mosha e re e kandidates kundershtare nuk i jep avantazhin e njohjes praktike te zbatimit te ligjit sepse per njohje teorike mund te kete duke mos e vene ne dyshim pasi eshte juriste pervoje qe une e kam fituar prej dy mandatesh.
Cili eshte programi juaj per te drejtuar njesine ne kater vitet e ardhshme
Jeta Seitaj PS Me mandatin e ardhshem ne zbatim te ligjit nr. 8654 date 31.07.2000 neni 8 pika e dhe neni 9 do te vazhdoj te mbroj interesat e banoreve te njesise qe kerkojne zgjidhje. Ashtu si ne nje familje qe cdo dite dalin probleme edhe ne Njesine me te madhe te Tiranes mbi 85.000 banore ka probleme te natyrave te ndryshme si sociale ekonomike urbane etj. Secila prej tyre kerkon zgjidhje specifike brenda kuadrit ligjor. Njerezit qe vijne ne institucion jane te moshave arsimit e kulturave te ndryshme. Mirepritja e tyre eshte detyrimi yne ligjor. Projektet e filluara do te vazhdojne e ato kane te bejne me investimet e Bashkise se Tiranes per rivleresimin e hapesirave urbane brenda territorit te Njesise Bashkiake nr.5 per te realizuar shtimin e siperfaqes se gjelberuar kendet e lojerave per femijet si dhe vendet e shplodhjes per moshat e treta. Do te vazhdoj te aplikoj mbeshtetur nga Bashkia Tirane projektet sociale qe kane te bejne me punesimin e perkohshem te njerezve qe marrin ndihme ekonomike te tilla jane realizuar disa nga Bashkia e Tiranes se bashku me Zyren e Perkrahjes Sociale te Njesise Bashkiake Nr.5 te cilat kane bere te zbehet perkohesisht skema e pageses me para te gatshme duke i aktivizuar njerezit me pune te dobishme sic ishin ato te pastrimit gjelberimit e kujdesit per territorin shoqeruar me interesin qe sjell 3-fishimi i pages krahasuar me ndihmen ekonomike duke permiresuar periodikisht te ardhurat e tyre per ti bere kete kategori te ndjehen te vlefshem ne menyre qe te gjejne veten sipas llojit te puneve qe ata kryejne e me pas daljen me deshire nga skema e ndihmes ekonomike.
Cili eshte projekti me i rendesishem qe ju i premtoni qytetareve
Jeta Seitaj PS Projekti me i rendesishem qe une premtoj ne kete mandat timin eshte realizimi dhe konkretizimi hap pas hapi i studimit te bllokut te banimit Selite i cili do te integroje me se miri kete komunitet duke e nxjerre nga informaliteti disavjecar.
Cila eshte politika juaj per taksat vendore
Jeta Seitaj PS Ne mbeshtesim cdo iniciative ne te mire te komunitetit ku pagesa e takses eshte nje nga elementet e domosdoshem te funksionimit te cdo shteti demokratik duke kerkuar te mos konsiderohet si nje gjobe por si nje sherbim qe ju jepet qytetareve dhe premise per investim ne te mire te komunitetit.
Si do te menaxhoni ceshtjen e plehrave te qytetit
Jeta Seitaj PS Ju te gjithe jeni deshmitare te permiresimit cilesor te pastrimit te qytetit te Tiranes pavaresisht kesaj administrata ne bashkepunim me komunitetin si dhe me drejtorite perkatese ne Bashkine e Tiranes do te vazhdoje punen per sensibilizimin e te gjithe faktoreve duke perfshire ketu edhe sistemin arsimor per te marre shembuj nga vendet e zhvilluara e per ta kthyer problemin e mbajtjes paster ne nje ceshtje qytetarie.
A mendoni se pushteti lokal i ka mjetet e duhura per te realizuar keto premtime
Jeta Seitaj PS Pushteti vendor i ka te gjitha mundesite per realizimin e ketyre projekteve te vlefshme per komunitetin.