E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD mbyll koalicionet, Dule mbetet jashte

Partia Demokratike permbyll marreveshjet paraelektorale me partite, me te cilat do te dali ne nje koalicion te perbashket, duke e cuar numrin e tyre ne 10. Por ajo qe vihet re eshte mungesa e Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut ne kete koalicion parazgjedhor, ndone faktit se partia e minoritetit po qeverise aktualisht me PD-ne. Kete deklarate kreu i qeverise, e beri pasi nenshkroi dje marreveshjet elektorale per zgjedhjet e ardhshme me kryetarin e Lidhjes Demokristiane te Shqiperise, Nikolle Lesi dhe me kryetarin e Partise Balli Kombetar Demokrat, Artur Roshin. "Kjo marreveshje me Ballin Kombetar Demokrat, kompleton marreveshjet e perbashketa te dhjete forcave politike parlamentare te mazhorances elektorale me te gjere qe ka njohur vendi ne keto 18 vjet", deklaroi Berisha, duke mbyllur keshtu ciklin e marreveshjeve parazgjedhore.

Gjate nenshkrimit te marreveshjes me kreun e LDK-se, Lesin, kryetari i PD-se Berisha deklaroi ndonese "ftohjes" me Nikoll Lesin pas zgjedhjeve te 2005-es, ai vleresonte faktin se vota e tij nuk ishte bashkuar me kundershtaret politik te mazhorances. "Nje gje eshte e sigurt, qe pavaresisht nga dallimet dhe diferencat, zoti Lesi nuk e ka bashkuar voten me kundershtarin. Ky eshte fakt qe nuk mund t'i mohohet. Ky ka pasur dhe problemet e veta, keshtu qe kjo eshte e tolerueshme", deklaroi kryeministri Berisha, duke shtuar se ishte i kenaqur qe ky bashkepunim do te vazhdonte edhe ne parlamentaret e ketij viti. Marreveshjen me PBKD-ne, kryeministri e konsideroi kete parti si perfaqesuese te vlerave te partive nacionaliste, qe kane nje histori te rendesishme per sa i perket lirive dhe vlerave ne vend. F.M

Mbledhja e Qeverise

Vendimet


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›