E Diel, 1 Nëntor 2026

Pagat dhe pensionet, rritja kontribut per permiresimin e jetes se qytetareve

Kryeministri Berisha deklaroi dje, se qeveria ne te katerta vitet e qeverisjes se saj, ka menduar qe me rritjen e pagave dhe te pensioneve, te kontribuoje sadopak ne permiresimin e jetes se qytetareve te saj. Sipas kreut te mazhorances, edhe investimet e medha te bera ne infrastrukture jane bere ne interes te lehtesimit te jetes per qytetaret shqiptare. "A nuk ishte interesi juaj dyfishimi i pensionit ne fshat; a nuk ishte interesi juaj dyfishimi i pagave te mesuesve; a nuk ishte interesi juaj dyfishimi i pagave te infermiereve; a nuk ishte interesi juaj rritja e pensioneve ne qytet 48 deri me 70 per qind", deklaroi kryeministri Berisha. Sipas tij, qeveria do t'i vazhdonte me te njejtin intensitet reformat edhe ne mandatin e dyte.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›