Poni: Brenda muajit maj do behet identifikimi banesave
Deri ne fund te majit, te gjitha banesat e Shqiperise do te jene te identifikuara. Lajmi eshte bere i ditur nga zevendesministri i Brendshem, Ferdinad Poni, gjate nje komunikimi per mediat. Duke sqaruar procesin qe do te ndiqet, zyrtari i larte i qeverise sqaroi se pas numertimit te ketyre objekteve, ekspertet e Ministrise do verifikojne perputhshmerine mes banoreve dhe objekteve te tyre te banimit. "Ne kerkojme si Ministri, qe fundi i majit te sjelle perfundimin e pjeses se numertimit, njoftimit te cdo qytetari shqiptar ne keto 65 bashki, se cila eshte banesa e tij, sipas formulareve dhe ne perputhje me ligjin, qe do te shenoje nje revolucion te trete per sa i perket pjeseve tona te sherbimit", rrefeu procesin e identifikimit te banesave ne te gjithe Shqiperine, Ferdinand Poni. Nder te tjera, ai theksoi se pas numertimit, do te jete detyre e bashkive, riorganizimi i sistemit te adresave. I gjithe projekti per modernizimin e ketij sistemi, ka nisur ne 2007 dhe sipas Ponit, do t'i jape zgjidhje gjithashtu problemeve me Regjistrin Kombetar Elektronik te shtetasve. Identifikimi i shtetasve shqiptare dhe vendndodhja e tyre, do t'i sherbeje njekohesisht dhe permiresimit te listave kombetare zgjedhore.
Turi i kryeministrit
Thumane
Turi i kryeministrit
Thumane