"Me 28 qershor, fitore si me '92, ne hyme ne NATO"
Fatjona Mejdini
Kryeministri Berisha deklaroi ne diten e lindjes se Heroit Kombetar Gjergj Kastriot-Skenderbeu, se Shqiperia eshte me e lire se kurre ndonjehere me pare ne historine e saj. Kete deklarate kreu i qeverise e beri dje ne komunen Thumane te Krujes, ku inauguroi edhe nje shkolle te mesme. "Nga koha e Skenderbeu gjer me sot, ne udhetuam ne rruget e shtigjet me te veshtira, por sot lirite tona jane me te sigurta se kurre", deklaroi kryeministri Berisha, duke ju referuar edhe anetaresimit me te drejta te plota te Shqiperise ne NATO. Por sipas Berishes, eshte opozita ajo qe kete arritje te rendesishme te qeverise dhe te gjithe qytetareve shqiptare, eshte munduar ta eklipsoje. Njeheresh kreu i mazhorances ka akuzuar opoziten, se nepermjet mediave qe kane ne zoterim perfaqesues te opozites, arriten te hedhin balte edhe ndaj Heroit Kombetare te shqiptareve, Skenderbeut. "Po ato media, po ata persona qe shpiken trillimin me oren e Bushit, do te hapeshin me titujt denigrues kunder Heroit tone Kombetar, qenies, identitetit, thelbit te vokacionit tone perendimor, Skenderbeut", tha Berisha. Me tej ai shtoi se ne momentin kur Shqiperia mori ftesen per ne NATO, keta njerez mashtronin shqiptaret, me mediat e tyre, se ftesa nuk do te merret dhe me portretet e Enver Hoxhes, organizonin ne Tirane mitingun e protestes per ftesen e marre. Sipas Berishes, perfaqesuesit e opozites kane si alternative te vetme, karrigen e tyre dhe jane te pandjeshem ndaj fatit te qytetareve. Per te, shqiptaret do te votojne per qeverine aktuale, pasi pervec arritjeve madhore qe jane bere ne mandatin e pare, ne mandatin e dyte shqiptaret do te levizin pa viza dhe Shqiperia do te jete kandidate per Bashkimin Evropian. "Interesi juaj, te dashur qytetare, eshte qe ne te integrohemi ne BE, qe ne te marrim statusin e kandidatit, qe ju te levizni te lire, pa viza ne mbare Evropen", tha Berisha. Sipas tij, ne kundershtim me kete, opozita eshte nihiliste dhe perdori te gjitha metodat per ta ndaluar qeverine te aplikonte per statusin e vendit kandidat ne BE. "Me 28 qershor te riperserisim vitin '92, fitoren me te forte, t'i rikthehemi viti '92, sepse te gjithe se bashku brohorisnim "Shqiperia ne NATO", realizuam endrren tone", beri thirrje Berisha. Nderkohe, teksa ka shigjetuar kryetarin socialist, ai eshte shprehur se ne Kruje ka me shume shkolla te reja sesa ne Tirane, pasi sic tha ai, ne kryeqytet kjo nuk behet e mundur per shkak se Rama, nuk mund te perfitoje perqindje fitimi.