"Sakrifikoni 200 leke, per te hequr Berishen"
Deputeti i Partise Socialiste, Ben Blushi tha dje kushdo qe ka 200 leke, mund ta heqe Sali Berishen nga pushteti. Deklarata u be gjate nje takimi paraelektoral se bashku me deputetin Alfred Dalipi dhe nensekretari per Koordinimin ne PS Arben Ahmetaj, ne Vithkuq. Blushi u kerkoi te pranishmeve qe te bejne nje sakrifice te vogel, per te shkuar dhe per te marre leternjoftimin, sepse 200 leke per te hequr qafe Sali Berishen, eshte shume pak. "200 leke per te votuar kunder kesaj qeverie eshte shume pak. Kushdo qe ka 200 leke, duhet te vije me ne ne 28 qershor dhe te votoj per te ndryshuar qeverine e Shqiperise", u shpreh deputeti socialist. Ai tha se nuk mund te rritemi, te behemi burra dhe te plakemi me Sali Berishen, sepse u be 20 vjet qe turbullon jetet tona. "U bene 20 vjet, qe qofte ne pushtet, qofte ne opozite e turbullon Shqiperine, nuk i jep asgje dhe gjithmone iken duke bere dem", theksoi Blushi. Sipas tij, kete radhe nuk do ta lejojme te na bej dem, nuk do ta lejojme qe te marri me vete ne pensionin e tij, shpresen tone per nje Shqiperi Evropiane. Ai ftoi te gjithe te pranishmit, qe te votojne ne 28 qershor.
ZGJEDHJET
"Me 28 qershor, pa dyshim do te jete nje dite ndarjeje, do te jete nje dite divorci i madh me nje politike qe ne 20 vjet, nuk i dha popullit ate qe meritonte, ne 20 vjet nuk i dha shqiptareve rrugen e duhur", u shpreh deputeti i PS, Ben Blushi.
ZGJEDHJET
"Me 28 qershor, pa dyshim do te jete nje dite ndarjeje, do te jete nje dite divorci i madh me nje politike qe ne 20 vjet, nuk i dha popullit ate qe meritonte, ne 20 vjet nuk i dha shqiptareve rrugen e duhur", u shpreh deputeti i PS, Ben Blushi.