E Diel, 1 Nëntor 2026

Lotaria Amerikane 2013, aplikimet nisin më 4 tetor

21/09/2011   Procedura e plotë dhe afatet që duhet të ndiqen për regjistrimet në programin e vizave të lotarisë

Plotësimi i formularit vetëm në adresën http://ëëë.dvlottery.state.gov/, çfarë duhet të keni kujdes

Shpallet programi i lotarisë amerikane për 2013-n, duke konfirmuar afatet dhe procedurat e reja që duhet të ndiqen për aplikantët që kërkojnë një vizë punësimi në Shtet e Bashkuara të Amerikës. Sikundër ka ndodhur edhe më parë, në nisje të muajit tetor do të çelen regjistrimet për plotësimin e formularit. “Ka vetëm një mënyrë për tu regjistruar për lotarinë DV-2013. Ju duhet të plotësoni DS-5501, Formulari Elektronik i Regjistrimit për vizën e lotarisë, i cili mund të gjendet vetëm online në faqen e internetit http://ëëë.dvlottery.state.gov/ duke filluar nga data 4 tetor 2011”, konfirmohet nga departamenti amerikan i shtetit.

Afatet e regjistrimeve

Regjistrimet për programin e lotarisë amerikane do të pranohen duke filluar në mesditë me orën amerikane, ose në orën 6 pasdite me orën shqiptare nga data 4 tetor, dhe do të mbarojnë po në të njëjtin orar të datës 5 nëntor 2011, pas kësaj date nuk do të pranohet asnjë aplikim. Duke iu referuar numrit të lartë të aplikimeve, ekspertët këshillojnë që regjistrimet të bëhen sa më herët nga data e regjistrimeve, pasi këta kandidatë kanë më shumë shanse për tu përzgjedhur. Ndaj qytetarët janë këshilluar për tu regjistruar në fillim të periudhës së regjistrimit, duke qenë se kërkesat e tepërta në fund të periudhës së regjistrimit mund të ngadalësojnë sistemin. Gjithashtu është shumë e rëndësishme që ju të verifikoni me kujdes rregullat lotarisë përpara se të plotësohet formulari përkatës. Kjo pasi gabimet në procesin e aplikimit, si mospërfshirja e njërit nga bashkëshortët, mosdërgimi i fotove sipas kërkesave të përcaktuara, si dhe plotësimi i më shumë se një aplikimi ju përjashtojnë nga gara për marrjen e vizës së punës në këtë vend.

Kujdes

Departamenti Amerikan i Shtetit u kërkon kandidatëve që të plotësojnë formularin e regjistrimit pa ndihmën e "Këshilluesve të Vizave", "Agjentëve të Vizave" apo individë të tjerë që ofrojnë për të plotësuar një regjistrim në emër të aplikuesit. Nëse ju përdorni shërbimet e dikujt tjetër për të plotësuar formularin tuaj të regjistrimit, ju duhet të jeni i pranishëm kur regjistrimi është duke u përgatitur dhe ju duhet të mbani faqen e konfirmimit që ka një numër unik konfirmimi. “"Personat që ju ndihmojnë" mund të përpiqen të mbajnë numrat e konfirmimit, në mënyrë që të kërkojnë në mënyrë të paligjshme para në këmbim të njoftimit të informacionit që normalisht duhet të jetë i mundësuar direkt për ju”, thuhet në njoftimin zyrtar . Ndaj është e domosdoshme që ju të ruani faqen tuaj të konfirmimit dhe numrin unik të konfirmimit. Numri juaj i konfirmimit bën të mundur që të futeni në faqen e internetit të lotarisë për të marrë njoftimin nëse regjistrimi juaj është përzgjedhur apo jo.

Njoftimi i fituesve

Pas mbylljes së afateve zyrtare të regjistrimeve dhe plotësimit të formularëve do të nisë edhe përzgjedhja e fituesve. Lidhur me procedurën e njoftimit bëhet me dije se të gjithë të regjistruarit, duke përfshirë edhe ata që nuk janë zgjedhur, mund të kontrollojnë statusin e tyre nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Regjistrimit në faqen e internetit të E-DV-së http://ëëë.dvlottery.state.gov/ dhe mund të zbulojnë nëse regjistrimi i tyre është përzgjedhur apo jo duke filluar kontrollet nga 1 maji 2012-s deri më 30 qershor 2013, si e vetmja mënyrë që do tju japë udhëzime se si të procedoni më tej me

aplikimin tuaj, dhe po nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikimit ju do njoftoheni për datën e takimit për intervistën e vizës së emigrimit. Nёse ju e humbisni informacionin konfirmues, ju nuk do tё jeni nё gjendje tё kontrolloni statusin e aplikimit tuaj, dhe ne nuk do tjua ridёrgojmё fletёn me informacionin e konfirmimit.

Rregullat për regjistrimet

Aplikantët mund të plotësojnë elektronikisht formularin e aplikimit të lotarisë në http://ëëë.dvlottery.state.gov gjatë periudhës së regjistrimit. Aplikimet me letër nuk pranohen. Aplikantët janë të lutur të mos presin deri javën e fundit të regjistrimit të periudhës së aplikimit, pasi kërkesat e shumta mund të krijojnë mbingarkesë në sistem dhe vonesë të regjistrimit të aplikimit. Për të bërë një aplikim të vlefshëm duhet të bëni pjesë në listën e vendeve që janë regjistruar për programin e lotarisë së 2013-s.

Departamenti Amerikan i Shtetit do të pranojë vetëm formularët elektronikë që plotësohen nëpërmjet faqes së internetit http://ëëë.dvlottery.state.gov gjatë periudhës së regjistrimit që është caktuar.

Në qoftë se është marrë më shumë se një regjistrim (aplikim) për një individ, atëherë të gjitha regjistrimet (aplikimet) në emër të këtij individi do të skualifikohen, pavarësisht se kush e ka dërguar aplikimin. Ju mund ta përgatisni e ta kryeni vetë aplikimin për lotarinë, ose dikush tjetër mund ta kryejë atë për ju.

Nuk ka pagesa për regjistrimin ne Programin e Lotarisë (DV-së).

Pasi regjistrimi të jetë kryer me sukses, juve do tju paraqitet një faqe konfirmimi që përmban emrin tuaj dhe një numër unik konfirmimi.

Ju duhet ta printoni këtë faqe konfirmimi dhe sigurohuni që ta ruani numrin tuaj të konfirmimit.

Metoda e vetme për regjistrim në Programin e Vizave të Shumëllojshmërisë DV-2013 është nëpërmjet procesit elektronik. Është shumë e rëndësishme që të dërgohen të gjitha fotografitë e kërkuara. Aplikimi juaj do të skualifikohet, në qoftë se nuk dërgohen elektronikisht të gjitha fotografitë e kërkuara në kohën kur aplikoni. Fotografi, në të cilat keni dalë kohët e fundit, duhen dërguar elektronikisht, së bashku me formularin e aplikimit të lotarisë, për secilin nga njerëzit e mëposhtëm: “Fotografia juaj, ajo e bashkëshort-it/es, si dhe fotoja e çdo fëmije të pamartuar, nën moshën 21 vjeç në kohën e aplikimit elektronik, duke përfshirë të gjithë fëmijët. Mosdërgimi i njërës nga këto foto do të pengojë hyrjen në procesin e aplikimit, duke kërkuar edhe një herë që brenda afateve të caktuara të bëni plotësimet përkatëse.

Ligji i Emigracionit të Shteteve të Bashkuara dhe rregullat kërkojnë që çdo aplikant duhet të ketë të paktën një edukim të shkollës së mesme ose ekuivalentin e saj, ose brenda pesë viteve të fundit të ketë dy vjet përvojë pune në një profesion që kërkon përvojë ose trajnim të paktën dy vjet.

Shënim i rëndësishëm

Aplikimi elektronik i lotarisë në programin vjetor të DV-së është pa pagesë (nuk ka asnjë tarifë). Qeveria e SHBA-së nuk punëson këshilltarë të jashtëm apo shërbime private për të operuar programin e DV-së. Cilido ndërmjetës apo të tjerë që ju ofrojnë ndihmë për të përgatitur aplikimet e DV-së e bëjnë këtë pa autoritetin apo miratimin e Qeverisë së SHBA. Përdorimi i ndonjë ndërmjetësi të jashtëm ose ndihmesë për të përgatitur një regjistrim elektronik të DV-së është tërësisht në varësi të gjykimit të aplikuesit.

E vetmja faqe interneti nё tё cilёn njerёzit mund tё regjistrohen zyrtarisht pёr tё marrё pjesё nё Programin e Vizave tё Shumёllojshmёrisё ёshtё ëëë.dvlottery.state.gov. Për të bërë regjistrimet në këtë faqe, asnjëherë nuk kërkohen pagesa. Disa faqe interneti mund të përpiqen të mashtrojnë klientët dhe publikun duke i bërë të mendojnë që ato janë faqet zyrtare të internetit dhe mund të lidhen me ju me e-mail për tju joshur me ofertat e tyre. Këto faqe interneti mund të përpiqen të kërkojnë nga ju që të paguani për shërbime të tilla si formularë dhe informacion në lidhje me procedurat e emigrimit, ndërkohë që ato ofrohen pa pagesë nga faqja e internetit të Departamentit të Shtetit për Shërbimet e Vizave ose nëpërmjet faqeve të internetit në ambasadat apo seksionet konsullore të SHBA-së.

Specifikimet e përbërjes së fotografisë: fotografia dixhitale, me të cilën do të aplikoni për lotarinë, duhet të jetë në përputhje me specifikimet e kompozimit të fotografisë, si më poshtë vijon, ndryshe regjistrimi mund të mos kualifikohet.

Pozicioni i kokës:

- Personi që fotografohet duhet të jetë me fytyrë drejt aparatit.

- Koka e personit nuk duhet të jetë pozicionuar lart, poshtë ose anash.

- Lartësia e kokës ose përmasa e fytyrës (matur nga maja e kokës duke përfshirë edhe flokët deri tek pjesa e poshtme e mjekrës) duhet të jetë nga 50% deri 69% të lartësisë totale të fotografisë.

- Lartësia e syve (matur nga pjesa e poshtme e fotografisë deri tek niveli i syve) duhet të jetë nga 56% deri 69% të lartësisë së fotografisë.

Shembull i përmasave të kokës të një fotoje dixhitale

Sfondi

- Personi që do të fotografohet duhet të jetë përpara një sfondi të bardhë e të ndriçuar.

- Fotografitë me sfond të errët ose me ngjyra të ndryshme nuk do të pranohen.

Epiqendra (fokusi):

- Fotografia duhet të jetë në fokus.

Sendet dekorative:

- Fotografitë, në të cilat, personi që fotografohet mban syze dielli apo sende që zvogëlojnë sipërfaqen e fytyrës, nuk do të pranohen. Mbulimet e kokës dhe kapelat:

- Pranohen vetëm fotografitë ku aplikanti ka vendosur shami apo kapele për shkak të besimit fetar, por edhe në këtë rast fytyra nuk duhet mbuluar. Fotografitë, ku aplikanti ka mbuluar fytyrën jo për shkak të besimit fetar, nuk do të pranohen; fotografi të personelit ushtarak, të flotës ajrore ose të çdo personeli tjetër që mban kapelë, nuk do të pranohen. Në qoftë se ju përdorni një skaner, përbërja e fotografisë duhet të jetë "TrueColor" ose "24-bit". Shikoni kërkesat shtesë të skanimit si më poshtë. Specifikimet teknike të fotografisë:

Dërgimi i fotografisë dixhitale duhet të jetë në përputhje me specifikimet përkatëse, përndryshe, sistemi automatikisht nuk do tju

lejojë të plotësoni formularin e aplikimit të lotarisë dhe do të njoftojë aplikantin.

Takimi me Bashën. Ambasadori i OSBE-së vë theksin tek transparenca e dhënies së lejeve të ndërtimit

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›