PD miraton emrat e pesë kandidatëve
Kryesia e vogël e Partisë Demokratike ka përcaktuar dje emrat e pesë kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme të 15 nëntorit. Sipas zëdhënëses së PD-së, Erla Mëhilli “pas diskutimeve në mbledhjen e Kryesisë së vogël në PD, të drejtuar nga Kryeministri dhe njëkohësisht kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është vendosur për 5 kandidaturat më të përshtatshme për zgjedhjet e pjesshme të 15 nëntorit”. Kështu në njësinë nr. 10 në Tiranë kandidat është Blendi Fuga, komunën Fierzë në Pukë, Gjelosh Pepkolaj, Komunën Olltak në Berat Muharrem Hoxha, Bashkinë Klos në Mat, Ramazan Mjeshtri dhe bashkinë Fushë-Arrëz, Alfred Qasa. Kandidaturat iu dërguan dje KQZ për regjistrim, duke qenë se është edhe afati i fundit i përcaktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për regjistrimin e kandidatëve të forcave elektorale për zgjedhjet e pjesshme të 15 nëntorit. Zgjedhjet në këto 5 njësi bëhen për shkak se krerët e tyre janë zgjedhur tashmë deputetë.
Kandidatët
Njësia 10
Blendi Fuga
Klos
Ramazan Mjeshtri
Fushë Arrëz
Alfred Qesja
Fierzë
Gjelosh Pepkolaj
Otllak
Muharrem Hoxha