PD, ndryshimet që priten në lidershipin e partisë
Për 4 vite me radhë ishin pjesë e strukturave të larta të PD-së, por pas 10 ditësh, përmes zgjedhjeve të reja, pjesa më e madhe e tyre do të zëvendësohen. Faza e tretë e zgjedhjeve brenda partisë në pushtet do të përzgjedhë më të votuarit e Këshillit Kombëtar për të drejtuar PD-në drejt një mandati të ri 4-vjeçar. Bëhet fjalë pikërisht për drejtuesit e rinj të demokratëve, dy nënkryetarët dhe sekretari i përgjithshëm, si dhe sekretariati funksional dhe anëtarësia e kryesisë së re. Mësohet se PD-ja do të pësojë ndryshime edhe në mënyrën e saj të organizimit, ku grupi i sekretariatit funksional pritet të shtohet me sekretarë të rinj. Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet zgjerimit të departamentit ekonomik, ligjor dhe atij organizativ. Ndryshe nga 4 vitet që lamë pas, ku u vu re një neglizhim i strukturave partiake dhe përqendrim i vëmendjes tek ekzekutivi, këtë herë, lidershipi i PD-së ka kthyer sytë nga partia për ta fuqizuar edhe më tepër atë. Synohen struktura të forta partiake dhe një tjetër mandat qeverisës në 2013-n. Në bazë të nenit 41 të statusit të partisë, i cili ka të bëjë me kompetencat e Këshillit Kombëtar, mbledhjen e këtij forumi e thërret kryetari (ose sekretari i përgjithshëm me miratim të kryetarit) në marrëveshje me Kryesinë e Partisë. Këshilli Kombëtar mund të mblidhet edhe nëse e kërkojnë ¼ e anëtarëve të tij. Në këtë rast kryetari thërret mbledhjen jo më vonë se dy javë nga data e depozitimit të kërkesës. Data e mbledhjes dhe rendi i ditës duhet t’u njoftohen anëtarëve jo më vonë se 5 ditë para zhvillimit të mbledhjes. Këshilli Kombëtar merr të gjitha vendimet që mund të kërkojnë rrethanat kur Kuvendi Kombëtar nuk është i mbledhur dhe kur ato nuk janë parashikuar në këtë statut si e drejtë vetëm e Kuvendit. Ky organ qendror i PD-së zgjedh ndërmjet anëtarëve të tij të dalë nga Kuvendi, me votim të fshehtë, njëzetepesë anëtarët e Kryesisë së Partisë nga një listë ku numri i kandidatëve të mos jetë më pak se 1.5 herë më i madh se numri i vendeve që kërkohen. Këshilli Kombëtar zgjedh/shkarkon ndërmjet anëtarëve të tij të dalë nga Kuvendi Kombëtar, me votim të fshehtë: sekretarin e përgjithshëm; nënkryetarët e partisë; sekretarët funksionalë; kryetarin e Bordit Financiar të Partisë; Komisionin Qendror të Apelimit. Ai vendos për rregulloren e brendshme, me propozim të Kryesisë së Partisë, ndërmerr gjithë dispozitivin e nevojshëm për zbatimin e këtij statuti dhe për mbarëvajtjen e partisë. Ai vendos të gjitha investiturat (kandidaturat) elektorale, me përjashtim të atyre që ky statut i parashikon ndryshe dhe shpall masat disiplinore. Vendimet e Këshillit Kombëtar merren me shumicë të thjeshtë votash. Në rastin e masave disiplinore vendimet e Këshillit Kombëtar merren me 2/3 e votave. Mbledhjet e Këshillit Kombëtar nuk mund të zhvillohen pa praninë e më shumë se gjysmës së anëtarëve. Kurse Kryesia e Partisë ka të drejtën e ndërhyrjes dhe refuzimit të kandidaturave të përzgjedhura nga organet lokale të partisë. Ajo i propozon Këshillit Kombëtar kandidaturat për përfaqësuesit e saj në postet e larta të pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv.
Kryesia aktuale e PD-së
1. Sali Berisha
Kryetar, Kryeministër
2. Ridvan Bode
Sekretar i Përgjithshëm, ministër i Financave
3. Astrit Patozi
Nënkryetar, Kryetar i Grupit Parlamentar
4. Jozefina Topalli
Nënkryetare, Kryetare e Kuvendit
5. Ilir Rusmali
Anëtar, Kryetar i Komisionit të Ligjeve
6. Sokol Olldashi
Anëtar, ministër i Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunicionit
7. Fatos Beja
Anëtar, Deputet
8. Genc Ruli
Anëtar, ministër i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit
9. Edi Paloka
Anëtar, Deputet
10. Bujar Nishani
Anëtar, ministër i Drejtësisë
11. Leonard Demi
Anëtar, Kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare
12. Edmond Spaho
Anëtar, kryetar i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave
13. Mimoza Hasekiu
Anëtare
14. Liri Dibra
Anëtare
15. Margarita Qirko
Anëtare
16. Marieta Zaçe (Pronjari)
Anëtare
17. Aldo Bumçi
Anëtar, kryetar i PD-së Tiranë, deputet
18. Lulzim Basha
Anëtar, ministër i Punëve të Brendshme
19. Majlinda Bregu
Anëtare, ministre e Integrimit
20. Maksim Cikuli
Anëtar
21. Aleksandër Biberaj
Anëtar
22. Halit Shamata
Anëtar
23. Ilir Bano
Anëtar
24. Jemin Gjana
Anëtar
25. Omer Stringa
Anëtar
26. Albana Vokshi
Anëtar, deputet
27. Gerti Bogdani
Anëtar, deputet
Sekretariati funksional i PD-së
1. Ridvan Bode
Sekretar i Përgjithshëm
2. Astrit Patozi
Nënkryetar
3. Jozefina Topalli
Nënkryetare
4. Ilir Rusmali
Sekretar për Çështjet Ligjore
5. Ferdinand Poni
Sekretar për Pushtetin Lokal
6. Gerti Bogdani (i komanduar)
Sekretar për Marrëdhëniet me Jashtë
7. Ilir Bano
Sekretar i Burimeve Njerëzore
8. Flamur Noka (i komanduar)
Sekretar Organizativ
9. Gent Strazimiri
Sekretar për Partneritet
10. Edmond Spaho
Sekretar për Ekonominë
11. Ferdinand Xhaferraj (i komanduar) sekretar për marrëdhëniet me publiku
Si zgjidhet Kryesia e Partisë
Këshilli Kombëtar zgjedh ndërmjet anëtarëve të tij të dalë nga Kuvendi, me votim të fshehtë njëzetepesë anëtarët e Kryesisë së Partisë, nga një listë ku numri i kandidatëve të mos jetë më pak se 1.5 herë më i madh se numri i vendeve që kërkohen. Kryesia e PD-së përbëhet nga: a. Kryetari dhe nënkryetari (nënkryetarët) i partisë; b. Sekretari i përgjithshëm; c. Kryeministri, Kryetari i Parlamentit që i përkasin Partisë Demokratike; d. Kryetari i Bordit Financiar (Trezorieri i partisë); e. Kryetari i grupit parlamentar të PD-së në Kuvend; f. Kryetarët e organizatave partnere; g. njëzetepesë anëtarë të zgjedhur nga Këshilli Kombëtar sipas përcaktimeve në rregulloren e brendshme. Numri i zonjave fituese të mos jetë më pak se 25%. Në rast se ky kriter nuk plotësohet në renditjen e dalë pas votimit, atëherë renditja e tyre veçohet nga ajo e përgjithshmja. Mandati i anëtarëve të kryesisë është katërvjeçar.
Kompetencat e Kryesisë
Statuti, neni 43
1- Kryesia e PDSH-së angazhohet në zbatimin e vendimeve të marra nga Kuvendi e Këshilli Kombëtar. Ajo përgatit projekte programesh, platformash dhe çdo kërkese tjetër që i paraqiten forumeve në emër të saj. Për këtë qëllim Kryesia e PDSH-së mund të ngrejë grupe pune.
2- Kryesia ka të drejtën e ndërhyrjes dhe refuzimit të kandidaturave të përzgjedhura nga organet lokale të partisë. Ajo i propozon Këshillit Kombëtar kandidaturat për përfaqësuesit e saj në postet e larta të pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv.
3- Kryesia, me propozim të kryetarit, emëron koordinatorët tematikë të Komitetit të Orientimit të Politikave.
4- Kryesia ka të drejtë të vendosë për thirrjen e Kuvendit për zgjedhje të reja të nëndegës së partisë dhe caktimin e organeve drejtuese të përkohshëm të degës në përputhje me nenin 36.
5- Kryesia emëron sekretarin e degës/nëndegës.
6- Cakton kriteret e përfaqësimit brenda strukturave të PDSH-së, seleksionon kandidaturat e vendos për to në përputhje me kërkesat e këtij Statuti.
7- Miraton anëtarët e Bordit Financiar.
8- Miraton strukturën organike të PDSH-së dhe atë të pagave.
Vendimet në kryesi merren me shumicë të thjeshtë të votave në prani të më shumë se gjysmës së anëtarëve të kryesisë. Në rast mossigurimit të kuorumit, mbledhja vijuese e saj për të njëjtin rend dite zhvillohet pavarësisht nga prania e kryesisë ka të drejtë t’i adresohet, veç secili prej anëtarëve të saj, edhe çdo kryesi dege, grup-dege, organizatë partnere.