PD-opozites: Pinjolle kriminelesh
Rozeta Rapushi
Te djathtet zhvilluan dje seancen plenare, pa opoziten dhe me akuza e fyerje se te majtet jane mbeshtetes te krimineleve te diktatures. Ashtu sic premtuan dite me pare, deputetet e Partise Socialiste nuk shkelen ne seancen e djeshme plenare. Por mungesa e tyre nuk ishte aspak shqetesim per maxhorancen, e cila jo vetem zhvilloi seancen, por miratoi dhe projektligjet ne rend te dites. Megjithate, mungesa e PS-se, nuk u la pa u komentuar nga kampi kundershtar. Madje ashper dhe me kritika. Deputeti demokrat, Edi Paloka tha se socialistet po i japin nderkombetareve mesazhin se mbeshtesin sistemin komunist. "Ata po u deshmojne te gjithe shqiptareve, qe u dhunuan nga diktatura dhe jo vetem, se jane mbeshtetes te krimineleve te diktatures. Ata po perpiqen me debate dhe diskutime qe jane bere per kete projektligj per t'iu paraqitur nderkombetareve si mbeshtetes te persekutoreve, pasi keshtu shpresojne te vijne para zgjedhesve te tyre. Po e vertetojne se jane pinjolle kriminelesh", akuzoi Paloka. Sipas demokratit, opozita mbeshtet kriminelet e diktatures me deklaratat e njepasnjeshme qe ne publike. Dhe nga ana tjeter, po ndjek me neveri perpjekjet e asaj pjese qe vertet jane per hapjen e dosjeve dhe perfaqesojne ne Kuvend popullin qe eshte per demaskimin e atyre ish bashkepunetore te Sigurimit te Shtetit, qe vazhdojne te mbijetojne ne poste te rendesishme shteterore. Nga ana tjeter, demokratet rikonfirmuan dhe njehere dje ne Kuvend se do ta cojne deri ne fund kete ceshtje. Sipas tyre, maxhoranca do te vere drejtesi, pasi institucionet jane mbushur me ish-sigurimsa dhe ish-persekutore. Demokratet vijuan akuzat qe kryeministri, Sali Berisha nisi seancen e se henes, kur u votua ligji per hapjen e dosjeve, kunder opozites. Akuzat vijuan, pavaresisht faktit, se nisma ligjore, u kritikua qe te nesermen e miratimit ne Kuvend nga nderkombetaret. Si OSBE/ODIHR, ashtu dhe Komisioni i Evropes apo dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ligji per hapjen e dosjeve te ish bashkepunetoreve te Sigurimit te Shtetit, u votua ne seancen plenare te se henes, pa pranine e deputeteve socialiste. Ai u votua me 74 vota, teksa opozitaret kercenuan se do ta ankimojne ne Gjykate Kushtetuese. Kuvendi, me pas vijoi punimet normalisht. Ne pranine edhe te Kryeministrit Sali Berisha, Kuvendi mori ne shqyrtim te gjithe projektligjet qe ishin ne rendin e dites dhe i miratoi me nje shumice prej 74 votash ato.