PD nuk flet më për fitore. Bregu: Duhet të ruajmë standardet
Tashmë Partia Demokratike nuk flet më për fitore.
Zëdhënësja e fushatës së PD, Majlinda Bregu, në një komunikim me mediat, foli për ngushtim të rezultatit, ndërsa bëri thirrje që të ruhen standardet zgjedhore deri në fund.
Bregu tha se komisionerët duhet të numërojnë çdo votë me durim.
Numërimi i votave po vazhdon duke e ngushtuar diferencën mes dy koalicioneve.
Ky proces, ashtu si dhe procesi i votimi po vazhdon normalisht dhe duke respektuar kodin zgjedhor.
Eshtë e rëndësishme të ruhen deri në fund standardet më të larta të këtyre zgjedhjeve.
Në emër të Partisë Demokratike shpreh mirënjohje dhe falenderim për të gjithë numëruesit, komisionerët dhe vëzhguesit për përpjekjet e tyre për një proces të shpejtë dhe të saktë.
I ftoj të numërojnë me durim dhe vendosmëri çdo votë të qytetarëve.
Procesi duhet të vazhdojë normalisht, në çdo qendër votimi dhe asnjë forcë politike nuk duhet ta bllokojë atë, siç është sinjali në disa KZAZ, tha Bregu./ep