Berisha: Xhufi, del ketu si historian i leshit
Kryeministri Sali Berisha replikoi ashper dje dhe me fjale fyese me deputetin e LSI-se, Pellumb Xhufi ne Kuvend. Nje diskutim per ceshtjet e mjedisit, mjaftoi qe mes dy kundershtareve te shperthente debate. "Me vjen mire qe diskutohet mjedisi, se une jam shume i ndjeshem. Por kam dy kerkesa, nuk duhet qe ndjenjat tona per shkak te ish-problemeve partiake, te na shtyjne drejt analizave te paqena. Zoti Xhufi kur del ketu si historian i leshit dhe jo i asaj qe duhet te jesh ndjej keqardhje. Ta them se e meriton kete se ke dale na ke bere historine e tregtise se leshit ne Ballkan", e nisi Berisha. Ai i sugjeroi Xhufit qe me mire te shkruaje nje liber per Bari Omarin, se ka vdekur si burrat. Nga vendi, Xhufi i kerkoi kreut te qeverise, qe te mos e ngacmoje me me fjale fyese. "Ti nuk mund te jesh historian se historiani gjykon cdo gje sipas kohes se vet. Nuk e gjykon i bardhe dhe i zi se i ziu mund te kete te bardhat e veta dhe i bardhi te zezat e veta. Keshtu qe qetesohuni. Nuk keni as qetesine, as pastertine, integritetin e duhur, se jeni shume i komplikuar. Po ti kthehemi ligjit per mjedisin per te cilin ju nuk po beni asgje. Ju si qeveri keni kontribuar per te shkaterruar mjedisin, per te shkaterruar turizmin ia kam thene dhe ministrit te turizmit", reagoi Xhufi. Sipas tij, dy ministrat e qeverise ai i turizmit dhe i mjedisit, japin hapur leje per te shkaterruar per te ngritur impiante me nafte, fabriko cimento qe kane shkaterruar mjedisin, historine dhe ajrin.