Mungesa e komisionereve Kume Zgjedhjet ne veshtiresi
Mosdorezimi nga ana e partive politike te te gjithe komisionereve per Komisionet e Zgjedhore te Administrimit te Zgjedhjeve ve ne veshtiresi procesin. Keshtu shprehet kreu i grupit te punes per ndryshimet ne Kodin Zgjedhor ish-kreu i KQZ-se Kristaq Kume. Sipas tij ndodhemi ne nje situate shume te veshtire sepse mungesa e propozimeve nga Partia Socialiste dhe Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut e ben te pamundur ngritjen e KZAZ-ve. Ajo qe eshte shume e rendesishme ne situaten aktuale ka te beje me faktin jo se si do te zgjidhet ky problem diten zgjedhjeve por ne cfare menyre do te zgjidhet ky problem tashme sepse nese nuk ngrihen pra nese opozita nuk do te coje kandidatet per konstituimin e KZAZ-ve nuk mund te realizohet procesi zgjedhor sepse jane keto komisioneve te nivelit te dyte qe kane pergjegjesine ligjore per administrimin e zgjedhjeve ne zone zgjedhore te caktuar - tha ai. Lidhur me reformen zgjedhore ish-kreu i KQZ-se mendon se ka ende kohe. Ka kohe per tu trajtuar dhe per tu amenduar Kodi Zgjedhor lidhur me menyren se si ai e zgjidh dhe si duhet ta zgjidhi ai i ardhshmi problemin e numerimit te votave berjes se komisionit te numerimit te votave numerimi elektronik probleme qe kane te bejne me bordin e monitorimin e mediave probleme qe kane te bejme me KQZ-ne per te administruar procesin zgjedhor gjate dhe pas dites se zgjedhjeve dhe keshtu me radhe. Pra ka nje varg ceshtjesh te cilat jane atakuar dhe kerkohen qe te realizohen si pjese e reformes zgjedhore ne plotesim te rekomandimeve te OSBE per te cilat koha nuk eshte se ka kaluar por natyrisht qe e rendesishme eshte qe te mos lihen te gjitha ne minuten e fundit - pohon Kume. Ai ritheksoi dhe nje here nevojen qe te gjitha subjektet politike te dorezojne ne KQZ propozimet e tyre per komisionere te KQZAZ-ve per te plotesuar nje detyrim ligjor dhe nje kusht te domosdoshem per zhvillimin e zgjedhjeve.