E Shtunë, 31 Tetor 2026

“PD, parti e të gjithë individëve që aspirojnë për një Shqipëri ndryshe”

Mblidhet Dega e PD-së në Pogradec. Niko Dudo rizgjidhet kryetari i demokratëve

TIRANE - Në prag të zgjedhjeve elektorale, dega e PD-së në Pogradec ka zhvilluar dje Kuvendin e 9-të për të analizuar punën e degës së PD-së në këtë rreth gjatë tre viteve të fundit, si dhe për të votuar strukturat e reja drejtuese të kësaj dege. Ridvan Bode, Sekretari i Përgjithshëm i PDSH-së, përshëndeti punimet e kësaj konference, me statusin dhe të deleguarit, ku vlerësoi procesin zgjedhor të PD-së në Pogradec si një ngjarje të rëndësishme të jetës politike në këtë qytet.
Bode përshëndeti dhe në emër të Kryeministrit Berisha në të njëjtën kohë kryetar i PD-së, ku nënvizoi se “tashmë Partia Demokratike është bërë parti e të gjithë individëve që aspirojnë për një Shqipëri ndryshe, për një Shqipëri evropiane, për një Shqipëri me më shumë mirëqenie dhe zhvillim ekonomik”. Sekretari i Përgjithshëm Bode e konsideroi Kongresin e 9-të të degës së PD-së në Pogradec, si një proces që synon ta shndërrojë Partinë Demokratike në partinë e interesave të çdo individi, duke u shndërruar në familjen më të madhe politike edhe në rrethin e Pogradecit. Bode cilësoi se “kjo përbën një moment krenarie për ne që kemi milituar prej kohësh e kemi dëshiruar që idetë tona liberale e demokrate të mund të jenë dominuese në çdo pjesë të Shqipërisë”.
Sekretari i Përgjithshëm i PDSH-së, Ridvan Bode vlerësoi prurjet e reja që e zgjerojnë PD-në, ku e rëndësishme sipas Bodes është që ato të vijnë dhe nga shoqëria civile, duke kërkuar që nga Kuvendi i 9-të i degës së PD-së në Pogradec të dalin struktura drejtuese që të kenë më shumë vetëdije politike.
Në vijim Bode u përqendrua dhe tek lufta kundër korrupsionit, ku nënvizoi se “mbetet një betejë gjithmonë e hapur, por progresi i bërë në këto 3 vjet e gjysmë është i jashtëzakonshëm dhe ne ndjehemi të vlerësuar dhe të inkurajuar nga institucionet ndërkombëtare për këtë betejë të pandërprerë, që kërkon reforma të thella e një shtet funksional që të bazohet tek ligji”.
Në funksionim të institucioneve, Bode tha se është e nevojshme të mënjanohen hapësirat për kompetenca individuale, si dhe pa të nevojshëm zbatimin e reformat legjislative dhe ato të taksave. Ndërkohë, kryetari i PD-së në Pogradec, Niko Dudo, tha se gjatë këtij mandati, dega e PD-së në Pogradec u zgjerua jo vetëm me anëtarë të rinj e simpatizantë të saj, por u pasurua me një përvojë të madhe në drejtimin organizativ, me qëllim fitimin e pushtetit dhe vazhdimin e reformave integruese. Pas procesit të zgjedhjeve për strukturat e reja të PD për rrethin e Pogradecit, Niko Dudo, u rizgjodh në postin e kreut të demokratëve në këtë rreth, duke rimarrë mbështetjen e delegatëve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›