Rojet bregdetarë shpëtojnë gomonen me dy peshkatarë

Një gomone me dy peshkatarë ka rrezikuar të mbytet sot në ujërat e Jonit pranë bazës së Pashalimanit. Ka qenë ndërhyrja e rojave bregdetarë që kanë bërë të mundur shpëtimin e tyre pas një ndërhyrjeje të shpejtë menjëherë pas sinjalit për ndihmë që është marrë në orët e para të mëngjesit. Burime policore bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur teksa dy peshkatarët kanë dalë për të peshkuar, por erërat e forta që kanë nisur në orët e mëngjesit, kanë bërë që ata të devijojnë dhe të vijojnë të çajnë ujërat detare vetëm me anën e rremave. Mësohet se dy peshkatarët, të cilët ishin në një gomone të vogël, rreth 3 metra të gjatë, janë në gjendje të mirë shëndetësore.
...