Ndalohen 100 kg kanabis, pranga trafikantit 19 vjeçar

Një student ka përfunduar në pranga dhe 3 të tjerë janë vënë në kërkim nga policia e Gjirokastrës. Ata akuzohen për trafikim të bimës narkotike “Kanabis Sativa”. Anti-krimi në bashkëpunim me policinë kufitare arritën të arrestojnë studentin e infermierisë, Evaris Pasha, 19 vjeç. Policia është vënë në kërkim edhe të 3 personave të tjerë, bashkëpunëtorë me të arrestuarin.Burime policore bëjnë të ditur se të arrestuarit i është gjetur edhe një kallashnikov dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh. Sasia prej 100 kilogramësh, ishte e paketuar në pako 1 kilogramshe dhe kishte si destinacion Greqinë. Operacioni i koduar “Manastiri” u organizua në fshatin Llongo. Ndërkohë, policia ka bërë të ditur gjithashtu se sasia e lëndës narkotike kishte ardhur nga Lazarati, fshat ky i njohur si ndër kultivuesit më të mëdhenj të saj.
...