E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD, përkujton 14-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit

Partia Demokratike përkujton sot vrasjen e deputetit Azem Hajdari, 14 vjet më parë në qendër të Tiranës.
Kryeministri Berisha, kryeparlamentarja Topalli dhe përfaqësues të së djathtës priten të zhvillojnë edhe homazhe në bustin e ngritur për nder të "Pishtarit të demokracisë" Azem Hajdari pranë selisë së Partisë Demokratike.
Azem Hajdari ishte një nga figurat më të rëndësishme të politikës pluraliste. Ai u qëllua për vdekje pranë selisë së Partisë Demokratike në 12 shtator të 1998 së bashku me truprojën e tij Besim Cerja. Azem Hajdari u shqua për vetitë e tij, që në fillimin e Lëvizjes Studentore të vitit 1990 për të vazhduar më pas me veprimtarinë e tij politike, duke mbetur në kujtesën historike si një udhëheqës me vlera të rralla demokratike e patriotike, për të cilat atij i është dhënë, pas vdekjes edhe Urdhri i lartë "Gjergj Kastrioti Skënderbeu".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›