E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD përshëndet qendrimin e OSBE-së; LSI: Rama po pengon hapjen e kufijve

(UPDATE) - Partia Demokratike ka reaguar sot zyrtarisht lidhur me deklarimin e presidentit të Asamblesë së OSBE-së, nëpërmjet një deklarate për shtyp të deputetit Aldo Bumçi, përfaqësues i parlamentit shqiptar pranë OSBE-së. Në deklaratë, Bumçi përgënjështron keqpërdorimin e deklaratës së Soares, prej kryesocialistit Edi Rama.


Deklarata e plotë


Sapo jam kthyer nga mbledhja e Seances Dimerore ne Vjene e Asamblese Parlamentare te OSBE-s, dhe jam sot para jush per te pershendetur edhe njëherë deklaraten e Presidentit Joao Soares te cilen ai ua lexoi personalisht shqipetareve nepermjet mediave te tyre. Deklarata e dates 18 Shkurt u be pas takimeve qe Presidenti Soares pati me znj. Topalli dhe Z. Rama, net e cilen ai deklaron se: Se pari, pas ketij takimi Presidenti Soares rikonfirmon dhe mbeshtet vleresimin e OSBE-s per zgjedhjet e 28 Qershorit. Ne kete menyre Presidenti Soares i eshte pergjigjur te gjithe atyre qe duan te injorojne vleresim e OSBE-s per zgjedhjet. Se dyti, ne vleresimin e OSBE-s per zgjedhjet hidhet poshte cdo lloj akuze per manipulime pasi raporti konfirmon se: “nuk ka pasur asnje prove asnje evidence se zgjedhjet jane manipuluar ose votimi ka qene i parregullt”. Se treti, Presidenti Soares thekson se ndonese keto zgjedhje shenuan nje perparim te qenesishem te vendit nje numer ceshtjesh te rendesishme per procesin zgjedhor duhet te permiresohen, si dhe pretendimet e opozites per mashtrime duhet te shqyrtohen.


Une jam para jush sot per te garantuar Presidentin Soares dhe Asamblene Parlamentare te OSBE-s se Partia Demokratike eshte e gatshme te permiresoj se bashku me opoziten te gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR si dhe te shyrtoje te gjitha pretendimet e opozites te bazuara ne fakte dhe prova dhe jo ne shpifje. Me duhet te theksoj se deri me sot z. Rama nuk ka paraqitur asnje prove te vetmne per te faktuar akuzat e tij. Me pas Presidenti Soares ju ben thirrje te perseritura deputeteve qe te zene vendet e tyre ne parlament dhe te pranojne mandatin e tyre parlamentar. Ne fjalen e tij ne seancen e hapjes se Asamblese Parlamentare te OSBE-s Presidenti Soares deklaroi se 6 Marsi eshte dita e fundit e skadimit te mandateve. I bej thirrje z. Edi Rama te lexoj me korrektesi deklaraten e Presidentit Soares lidhur me komisionet hetimore (po citoj): “Une mirepres gatishmerine e dy paleve per te marre pjese ne komisionin parlamentar I cili do te kryeje nje hetim te plote te zgjedhjet duke respektuar kushtetuten dhe vendimet perkatese te Gjykates Kushtetuese.” Per cdo njeri qe e lexon kete deklaratae duket e qarte se presidenti Soares mirepret vullnetin e paleve per te marre pjese ne komisionion hetimor pasi sic dihet qe pjesmarrja ne komision nuk eshte e detyruar por Partia Demokratike ka deklaruar se do te marre pjese. Presidenti Soares nuk mbeshtete kerkesen e Z. Edi Rama per te patur shumicen ne komisionin hetimor pasi kete nuk mund ta kerkoj askush, nderkohe qe PD ja ka ofruar kete koncesion PS. Presidenti Soares flet per hetim te plote ne respect te plote te ndarjes se pushteteve dhe shtetit ligjor. çka duhet te theksoj se perputhet plotesisht me vendimin e PDs per te hetuar cdo gje pervec ceshtjeve qe kane trajtuar gjykatat.


E mbyll kete deklarate duke informuar qytetaret shqipetare se parlamentaret e Asamblese Parlamentare te OSBE-s, nga te gjithe vendet e Europes, plus SHBA-së dhe Kanadasë te cilet kane marre pjese direkte ne monitorimin e zgjedhjeve ne Shqiperi kerkuan ne shume deklarata te tyre ndalimin e bojkotit dhe kthimin e opozites ne kuvend.


Qendrimi i sotëm publik i LSI-së


Lëvizja Socialiste për Integrim vijon të mbajë rolin e protagonistes në zhvillimet e së majtës shqiptare. Luan Rama, Sekretari për Marrëdhëniet Publike në LSI, në një konferencë për shtyp të ditës së sotme, ka tërhequr vëmendjen për gjendjen e mjerueshme politike që mbizotëron tek PS-ja, interesat e së cilës po përqendrohen tek bllokimi i reformave që e afrojnë vendin me BE-në.


Ja edhe deklarata e plotë e Luan Ramës


Duke rimarrë edhe një herë në komunikimin me ju, e përmes jush me gjithë opinionin publik çështjen e dialogut politik e të zgjidhjes në të mirë të interesave europiane të vendit, të situatës absurde të krijuar pas bojkotit të pakuptimtë të Kuvendit prej lidershipit socialist, dëshiroj të nënvizoj faktin se e gjithë vijësjellja politike e kryetarit josocialist të Partisë Socialiste rezulton të jetë fund e krye një demagogji e shndërruar në një parodi tallëse e fyese, në rradhë të parë për vetë socialistët, të cilët nuk i bashkon asgjë me interesat e ngushta që mbron dhe përfaqëson kryetari dhe enturazhi i tij josocialist që ka uzurpuar Partinë Socialiste. Në mënyrë djallëzore dhe të qëllimtë Kryetari josocialist i PS-së po e paraqet problemin si një çështje kutish. Jo, nuk është çështje kutish, është çështje Kushtetute, është çështje parimesh themelore mbi të cilat ngrihet dhe funksionon një shtet demokratik. Edi Rama synon të shembë kushtetutshmërinë e vendit dhe të institucioneve që zbatojnë kushtetutën, synon të institucionalizojë praktikën antidemokratike të mos njohjes së autoritetit të pavarur të gjykatave, duke krijuar kështu një precedent të rrezikshëm që do të përhapej si një virus kundër demokracisë dhe institucioneve kushtetuese edhe në vendet e tjera të Ballkanit e deri në republikat e Kaukazit. Kur ne socialistët e bëmë vendin me Kushtetutë përmes një kalvari sakrificash e përpjekjesh që dinë t’i përballojnë të gjithë ata që duan dhe mbrojnë interesat e vendit, nuk kishim nga ta dinim se në një natë okulte kryetari josocialist i Partisë Socialiste do ta ndryshonte Kushtetutën me të njëjtën papërgjegjshmëri që po trajton edhe vetë Partinë Socialiste, interesat e votuesve dhe mbështetësve te saj që janë po aq edhe interesat europiane të të gjithë qytetarëve shqiptare që po shohin se si nën pretendimin absurd për hapjen e kutive në fakt po synon të pengojë hapjen e kufijve dhe lëvizjen pa viza të shqiptarëve në BE. Dhe sot, Kryetari i PS-se ne vend qe te dëgjoje e te reflektoje ne përputhje me interesat e vendit, na thotë se do te thërras popullin ne rruge për te interpretuar kushtetutën, kur po ky njeri, as nje vit me pare kur ndryshoi kushtetutën dhe kur ne kërkonin Referendum për ndryshimet Kushtetuese thoshte se populli nuk është i afte te interpretoje Kushtetutën, Partia Socialiste është sot ne pike te hallit; pa lidership vizionar, pa institucione dhe forume qe te shprehin dhe mbrojnë demokracinë e brendeshme ne parti, pa përfaqësim parlamentar, pa alternative tjetër përveç bojkotit e rrugës, pa miq dhe aleate ndërkombëtare te cilët i ka patur me te shumte edhe kur sapo qe krijuar me 1991. Prandaj, i ftoj koleget e bashkëluftëtaret e kohëve te vështira kur krijuar, forcuam e modernizuam Partine Socialiste dhe e bëme atë force qeverisëse te vendit qe te mos pranojnë qe dikush te tallet me ta e ti dërgojë te bëjnë roje ne pallate klientësh, por te shkojnë ne Kuvend e te bëhen roje e interesave te vendit e te dëshmojnë se nuk janë peng i atyre interesave qe kane marre peng kryetarin e tyre josocialist.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›