E Shtunë, 31 Tetor 2026

Publicisti Balliu takoi në Bruksel drejtorin e zyrës evropiane të institutit “Konrad Adenauer”

Themeluesi e Botuesi i gazetës 55, si dhe Drejtori i Institutit të Kërkimeve Politike “Alcide De Gasperi” Fahri Balliu është pritur në Bruksel nga drejtori i zyrës së Brukselit të Institutit “Konrad Adenauer Dr. Peter R. Weilemann, me të cilin ndanë idetë e përbashkëta për një bashkëpunim të ngushtë në të ardhmen e afërt

Presidenti i Institutit të Kërkimeve Politike “Alcide De Gasperi”, botuesi i gazetës “55” z. Fahri Balliu është pritur në një takim të veçantë në Bruksel nga Drejtori i Zyrës së Brukselit, të Institutit të njohur “Konrad Adenauer”, Dr. Peter Weilmann. Z. Balliu e ka njohur z. Weilmann me zhvillimet politike në Shqipëri, si dhe punën e bërë nga Instituti që ai drejton në evidentimin e ngjarjeve të rëndësishme historike, apo protagonistëve që kanë shërbyer në historinë e politikës ndërkombëtare, apo çështjeve kombëtare. Vetëm pak muaj më parë, Instituti i Kërkimeve Politike “Alcide de Gasperi” në bashkëpunim me fondacionin “Konrad Adenauer” në Tiranë organizuan seminarin “Muri i Berlinit dhe Shqipëria” ku u fol për rëndësinë e kësaj ngjarjeje, e cila bashkoi dy botët, Lindjen dhe Perëndimin. Publicisti Balliu e ka informuar edhe për botimet e shumta, si të Institutit “Alcide de Gasperi”, ashtu edhe të Shtëpisë Botuese “55”, të cilat në përgjithësi janë përqendruar në evidentimin e shkallës së rëndë të shtrirjes së diktaturës komuniste në vend, të rezistencës që u shfaq ndaj saj, por kryesisht edhe për domosdoshmërinë e kryerjes së lustrimit të shoqërisë shqiptare në ditët tona.
Z. Wielmann e përgëzoi z. Balliu për kontributin që Instituti që ai drejton, por edh shtëpia botuese dhe e përditshmja “55” japin në evidentimin e ngjarjeve të rëndësishme të cilat përcjellin mesazhe tepër domethënëse për kohën, si dhe shprehu gatishmërinë për aktivitete të tjera të përbashkëta me Institutin që mban emrin e njërit prej figurave më të mëdha të shek XX, Alcide de Gasperit. Dr. Peter R. Wilemann është drejtor i Zyrës së Brukselit të Institutit “Konrad Andenauer”. Më parë ai ka shërbyer si kreu i Departamentit për vendet e industralizuara në KAS, në St. Augustin në Gjermani. Z. Weilmann është gjithashtu i njohur si një analist i mprehtë i çështjeve europiane, duke u shfaqur herë pas herë në shtyp me vështrime të gjetura mbi situatat e ndryshme politike në Europë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›