E Diel, 1 Nëntor 2026

Sfida e edvinistëve ndaj ndërkombëtarëve, tregues i kufirit të papërgjegjshmërisë

Edi Rama nuk po bashkëpunon. Partia Socialiste në asnjë mënyre dhe në asnjë rrethane nuk tërhiqet nga kërkesa anti-kushtetuese e “ri-hapjes së kutive të votimit”. Strategjia izoluese po mban peng një demokraci, që shprehet më së mirë nëpërmjet parlamentit. Ashiqare deputetët e PS janë gati që sot për t’u futur në parlament, por kanë frikë. Kanë frikë nga një përjashtim nga radhët e socialistëve, ku kanë një jetë që kontribuojnë një organizëm politik. Investimi i tyre po falimenton sepse njëri që nuk ka lidhje me parlamenti vendos për ta. Kanë frikë nga revanshizmi soc-ekonomik i bizneseve që ata përfaqësojnë. Vetëm urdhri i lëshuar i Krye-socialistit Rama mund të kishte pasoja të pariparueshme për bizneset që ndodhen nën sferën e influencës së bashkive socialiste të Durrësit, Vlorës, Fier, Elbasani apo Korçës. Sot e gjithë ditën ata kanë frikë nga papërgjegjshmëria e djegies së mandateve. Nuk ka kufi logjik papërgjegjshmëria e kryetarit të socialistëve. Natyrisht profili i tij i ulët prej “burri shteti” shikohet kësisoj në deklaratave kërcënuese bajate se “ne do i drejtohemi popullit të marrë të drejtën për të zbatuar Kushtetutën”. Të gjithë e dinë se ku është e vërteta. Jo në kuti, por në zbatimin e ligjit themeltar të shtetit. Kushtetuta është miratuar një herë me referendum popullor, dhe nuk mund të cenohet, veçse të Zbatohet, do apo s’do politika edviniane. Gabimi që bëjnë soji i Edvin Ramës është kur kërcënon publikisht, edhe duke hipnotizon gazetarët me fjalët se” 6 marsi është “një datë e zakonshme, mandatet nuk digjen” . Mirëpo është qartë se ky qëndrim i Ramës është i përtypur mirë, madje sfidon hapur thirrjet e BE për hyrje në parlament, dhe hetim parlamentar - sipas - kushtetueses. Ndërsa dje patëm drejtpërdrejt një zë të fuqishëm të ministres së jashtme të BE, Baronesha Catherine Ashton, që është shprehur kategorikisht kundër një opozite rruge. Deklarimi i zv/presidentes së Komisionit Europian dhe Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme në BE, është autoriteti më i madh ndërkombëtar që ka qartësuar oponencën ndaj vendimeve bojkotuese të PS. Gjithashtu, Presidenti i Asamblesë së OSBE-së, Joao Soares, ka konfirmuar para dy ditësh se komuniteti ndërkombëtar i qëndron pikë për pikë raportit vëzhgues që certifikoi standardet e zgjedhjeve të 28 qershorit dhe se opozita do të humbasë mandatet e saj, nëse nuk i çon deputetët në parlament, përpara 6 marsit. Pritet që i njëjti mesazh, kuptohet me një presion më të lartë, pritet të përsëritet edhe me datën 22 shkurt, kur vendin do ta vizitojnë një delegacion i rëndësishëm i Asamblesë së Këshillit të Evropës. Po ashtu edhe Alcee Hastings, anëtar i Kongresit amerikan, bashkëkryetar i Komitetit amerikan të Helsinkit, i pranishëm në mbledhjen e Asamblesë në Vjenë u shpreh se “unë po pres zgjedhjet e ardhshme pas katër vitesh”. Sepse zgjedhjet e shkuara janë ok. Më tej qartëson hapur “se Shqipëria po maturohet shpejt”. Kush më shumë se kush më pak, sot në këtë moment krucial për vendin, ku koalicioni që kryeson qeverinë “Berisha 2” janë duke marrë masa për të ratifikuar dhe plotësuar “pyetsorin e BE” një pjesë e politikës shqiptare, opozita në kryesimin e Edvin Ramës nuk po bashkë punon. Kuptohet vetiu se çdo përpjekje për një anëtarësim të mundshëm të vendit në BB, por edhe për plotësimin i standardeve; por edhe të realizmin të reformave bazq ose/dhe themelore për anëtarësim të plotë po vështirësohet, në mënyrë apatride, nga një lloj politike anti-shqipare. Dinjiteti kombëtar nuk duhet sfiduar apo cenuar nga orekset e partive politike. Mirë do ishte që të ratifikoheshin marrëveshjet për të cilën vendi ka aq shumë nevojë, pastaj të vazhdohej me dialektikën opozitë-pozitë, me ide apo alternative qeverisëse. Por kurrsesi këto janë prioritet të politikës, madje në mungesë të argumentimeve marrin pozicione të panegociueshme, dhe për rrjedhojë gjiothë investimi public bie në humnerën e deklaratave.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›