E Shtunë, 31 Tetor 2026

Athine, emigrantet ne proteste para parlamentit

ATHINE- Grupe te te drejtave te njeriut dhe emigrante te shumte kanë manifestuar ne rruget e kryeqytetit grek, Athine pasditen e te shtunes duke kerkuar qe shteti te legalizoje dokumentet per te jetuar dhe punuar ne menyre te ligjshme ne kete vend. Emigrantet kryesisht nga Azia, Afrika dhe Lindja e Mesme protestuan duke mbajtur postera ne duar si dhe duke u fryre bilbilave. Demonstrata u zhvillua perpara nderteses se parlamentit grek.

Qeveria e zgjedhur e kryeministrit Papandreu e ka shnderruar ceshjten e emigrimit ne prioritet ndersa ka propozuar masa te reja per permiresimin e kushteve per emigrantet. Qeveria Papandreu ka porpozuar qe femijeve te lindur ne Greqi tu jepet edhe nenshtetesia greke. Megjithate protestuesit thane se jane qindra mijera emigrante te palegalizuar ne kete vend te cilet mund te jetonte dhe punojne si njerez normale.

E ndersa vendi ndodhet ne recesion por edhe ne nje krize fiskale gjetja e nje pune eshte bere e veshtire edhe per vete qytetaret e ligjshem te ketij shteti.

Deri me tani, nje emmigrant ne shtetin helen duhet te prese deri sa te mbushe 18 vjec, per te aplikuar per dokumente si dhe duhet te jetoje 10 vjet ne kete vend. Protestuesit kerkonin nga autoritetet qe te lehtesohet procesi i legalizimit per te gjithe emigrantet.

Megjithate, dy parti politike, ajo konservatore ne opozite dhe partia nacionaliste e krahut te djathte kundershtojne planin e kryeministrit Papandreu. Emigratet kane leshuar thirrje edhe kunder dhunes qe ushtrohet ndaj tyre ne Athine.
(e.k/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›