E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD propozon rezolutë në mbështetje të reformave të heqjes së vizave

Pas turpit socialist në Parlament

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike pritet të dorëzojë në Kuvend një propozim, për miratimin e një rezolute, për liberalizimin e vizave me vendet e BE.

Një ditë pas politikës së mbrapshtë të njeriut të Edvin Ramës, ish ministrit të diktaturës, Gramoz Ruçi, ndaj dokumenteve biometrike, standardit më të lartë për të përfituar lëvizjen e lirë në hapësirën “Schengen”, kreu i grupit parlamentar Astrit Patozi, shprehu dje angazhimin institucional të Partisë Demokratike, për t’i propozuar Kuvendit të Shqipërisë, nismën ligjore që të mbështesë procesin e liberalizimit të vizave.

“Dëshiroj t’ju informoj ju, dhe përmes jush publikun, se grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur t’i propozojë Kuvendit të Shqipërisë miratimin e një rezolute që të mbështesë procesin e liberalizimit të vizave. Duke e konsideruar atë si një aspiratë jetike në interesin e drejtpërdrejtë të çdo qytetari shqiptar, ne vlerësojmë hapat e deritanishme të ndërmarra nga qeveria dhe të gjitha institucionet e tjera shtetërore, në funksion të këtij qëllimi madhor”, deklaroi deputeti demokrat Patozi.

Sipas tij, rezoluta ka për qëllim të inkurajojë ekzekutivin dhe çdo agjenci tjetër të lidhur drejtpërdrejt apo në mënyrë indirekte me procesin, duke ftuar njëkohësisht çdo aktor politik dhe shtetëror që të përfshihet me të gjitha kapacitetet dhe mundësitë e veta në përmbushjen sa më të shpejtë të tij.

“Për grupin parlamentar të Partisë Demokratike, liberalizimi i vizave nuk është thjesht një premtim i yni elektoral, por një objektiv i madh kombëtar, ndaj edhe ai ka nevojë për kontributin e gjithsecilit. Duke pasur parasysh peshën e madhe që ka Kuvendi në hierarkinë institucionale të Republikës sonë, si dhe nisur nga fakti që koha është një element shumë i rëndësishëm për këtë proces, kjo rezolutë do të paraqitet për miratim në seancën më të afërt, pra të enjten e ardhshme”, deklaroi më tej, kreu i grupit parlament demokrat, Astrit Patozi.

Qëndrimi i mazhorancës për ndërmarrjen e kësaj nisme legjislative, vjen pas tentativave të opozitës së Edvinit dhe Gramozit, për të penguar me çdo kusht liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë. Fakt domethënës për këtë konstatim, vlen të përmendet misioni i ish ministrit të diktaturës, komisarit të Enverit, Gramoz Ruçi për të “hedhur në erë” procesin e pajisjes së shqiptarëve me dokumentet e reja biometrike, të cilat përbëjnë një standard themelor, për përfitimin e lëvizjes së lirë në zonën “Schengen”. Angazhimi institucional i Partisë Demokratike dhe aksionit qeveritar, për të firmosur bashkë me Komisionin Evropian, brenda verës së këtij viti, çdo vendim të interes të Shqipërisë dhe shqiptarëve, për përfitimin sa më parë të procesit të liberalizimit të vizave, nuk mund të ndërpritet kurrsesi nga sulmet “kamikaze” të klikës së Edvin Kristaq Ramës dhe “nuses” Gramoz Ruçi, të cilët që të dy, përfaqësojnë përkatësisht brezin e dytë dhe të parë të nomeklaturës komuniste.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›