E Diel, 1 Nëntor 2026

“Shkeljet gjatë zgjedhjeve i heton Prokuroria, sekuestro provave të publikuara në Parlament”

“Provat” e Gramoz Ruçit, flasin ekspertët e ligjit

Pas seancave të sajesave dhe trillimeve të komisarit politik Gramoz Ruçi ndaj dokumenteve të reja biometrike, kanë reaguar ekspertët e ligjit, të cilët vlerësojnë se pas kësaj është radha e organeve hetimore, për të hedhur dritë mbi atë që u publikua në Kuvend seancën plenare të së enjtes. Kësisoj, në bazë të neneve specifike të Kodit Penal, “provat” e publikuara nga Ruçi për kartat e identitetit që cilat sipas tij janë të falsifikuara, si provë manipulimi të zgjedhjeve, sipas ligjit nuk konsiderohen kurrsesi një fakt që mund t’i shpëtojë ligjit dhe aq më pak, të zgjidhet me vullnet politik.

Për Saimir Vishën, kryetar i Dhomës së Avokatëve Penalistë të Shqipërisë, paraqitja e kësaj prove vë në lëvizje detyrimisht organin e akuzës. Visha i referohet nenit 186 të Kodit Penal, që e klasifikon këtë rast në çështjet që ndiqen kryesisht nga Prokuroria.

“është vetëm e Prokurorisë, falsifikimi që e parashikon neni 186 i Kodit Penal dhe shpërdorimi i detyrës që kanë bërë komisionerët gjatë zgjedhjeve, parashikohet në nenin 245 të Kodit Penal, janë vepra penale që ndiqen kryesisht ana e organit të procedurës. është detyrë ligjore në bazë të kodit të procedurës penale që organi i procedurës kryesisht vetë, duhet me veprim të motivuar të sekuestrojë këto prova të cilat u publikuan në parlament dhe menjëherë të fillojë çështjen penale me Prokurorinë dhe Gjyaktën e Shkallës së Parë dhe të hetojë në ato rrethe ku kanë ndodhur këto lloj shkeljesh”, deklaron Visha.

Visha heq paralele edhe me rastin e qendrës së votimit në fshatin Ruzhdie të Fierit.

Sipas tij, është organi i akuzës, sikurse po ndodh, institucioni ai që do të përcaktojë përgjegjësinë penale të komisionerëve, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›