E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Ok” kutia e fshehtë, diskutohet për zarfet

28/02/2009  Mbledhja e KQZ-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nën drejtimin e nënkryetares Dëshira Subashi, miratoi me pëlqimin e të gjitha palëve modelet e kutive të fshehta që do të përdoren gjatë procesit të votimit më 28 qershor për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë. Modeli i dhomës së fshehtë do të jetë ai i përdorur në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore 2007: e bardhë me stemën e Republikës së Shqipërisë. Po ashtu KQZ-ja miratoi edhe modelin e dhomës të fshehtë për personat me aftësi të kufizuara. Ndërkohë komisioni shtyu për mbledhjen e radhës diskutimin për modelet e zarfeve të sigurisë. Ndërsa ranë dakord për modelet dhe specifikimet për të gjashtë zarfet, anëtarët vendosën të shikojnë më me kujdes përcaktimin e autoritetit që do të firmosë katër zarfet që do të përdoren nga KZAZ-ja. Debati mes anëtarëve qëndronte nëse zarfi i fletëve të votimit të kontestuara, zarfi i fletëve të votimit të pavlefshme apo zarfi i fletëve të votimit të vlefshme, pasi të mbylleshin, do të firmoseshin nga kryetari dhe nënkryetari i KZAZ-së apo i grupeve të numërimit. Pavarësisht se shumica e anëtarëve vlerësuan se ky është një detyrim i drejtuesve të grupeve të numërimit, KQZ-ja ra dakord ta shtyjë mbledhjen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›