E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Kryebashkiaku Rama bllokoi Planin e Pergjithshem Rregullues te Tiranes

Ferdinand Poni

Tiranë, 28 shkurt 14:50 - Grupi i Këshilltarëve në Këshillin e Bashkisë Tiranë, doli sot me një qëndrim zyrtar lidhur me planin e përgjithshëm rregullues të kryeqytetit.

Ferdinand Poni, në konferencën e sotme për media se “shprehim shqetësimin tonë për zvarritjen, pengimin e bllokimin nga z. Rama dhe klani i tij i lejeve të ndërtimit të Planit të Përgjithshëm Rregullues të Tiranës”.

Poni theksoi se edhe pas thirrjeve të përsëritura të Qeverisë shqiptare dhe Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacioneve, për të dërguar Planin për miratim në KRRTSH, në mënyrë të paimagjinueshme por jashtëzakonisht të dëmshme për qytetarët dhe ndërtuesit e Tiranës, në mënyrë të jashtëligjshme Rama nuk ka lëvizur aspak, përveç grupeve të vullnetarëve të tij, për të dërguar për miratim në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Planin e Përgjithshëm rregullues urbanistik të qytetit”.

Per te mos lejuar zvarritjen e miratimit të planit në përputhje me ligjin Nr 8652 datë 31.07.2000 ‘Per organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore’, Grupi i Këshilltarëve të Partisë Demokratike tha sot se do të kërkojë dhe thërrasë një mbledhje urgjente të Këshillit të Bashkisë Tiranë për t’i dhënë fund kësaj situate.

Poni e konsideroi situatën si “korruptive e të jashtëligjshme, situatë kundër qytetarëve biznesit e zhvillimit, kësaj situate të krijuar nga grupe klienteliste, që mbajnë peng qytetin e Tiranes e zhvillimin e tij, kësaj situate të krijuar nga kryetari me korrespondencë i Tiranës, nga ish-kryetari i vënë në shërbim të interesave mafioze të ndërtimit”.

e.l/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›