E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndalohe në Elbasan dy punonjës të firmës “Kurum” për korrupsion pasiv

Dy shtetas turq, punonjës të firmës turke të prodhimit të çelikut “Kurum Internacional” në Elbasan u ndaluan nga policia pasi akuzohen për veprat penale të falsifikimit të dokumenteve, për mashtrim dhe korrupsion pasiv. Burime të policisë lokale thanë sot se “ një natë më parë, seksioni kundër krimit ekonomik në drejtorinë e policisë së qarkut të Elbasanit, ndaloi shtetasit Murat Mehmet Gunderdi, 31 vjeç, dhe Mustafa Isuf Turgul, 45 vjeç, me detyrë inxhinier pranë firmës turke “Kurum Internacional”.  Sipas burimeve, dy personat u ndaluan pas një kallëzimi të depozituar nga administratori i firmës “Kurum Internacional”. Dyshohet se nga muaji maj 2008 dhe në vazhdim, ata kanë paraqitur dokumente të falsifikuara rreth situatës së punës së Kurum përpara drejtuesve të kësaj firme, duke përfituar në këtë mënyrë një shumë prej rreth 150.000 euro. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›