PD rrezon komisionin hetimor
Komisioni i Ligjeve do te shqyrtoje sot draftin dhe pritet qe shumica te pozicionohet kunder tij per disa nga pikat nderkohe qe eshte e gatshme ta votoje ate parimisht me kushtin qe deri ne seancen e te enjtes opozita te reflektoje dhe ta ndryshoje. Gazeta Panorama ka siguruar
konkluzionet qe Partia Demokratike do te paraqese sot ne mbledhjen e komisionit. Burime nga PD-ja bejne te ditur gjithashtu se ne mbledhjen e sotme nuk do te pranohet asnje nga dy variantet e PS-se per perberjen e komisionit hetimor. PS-ja propozoi ne mbledhjen e fundit te Konferences se Kryetareve qe komisioni te kete shumice te PD-se por kryetari i cili eshte i PS-se te kete tri vota ose perberja te jete 7 me 7 por kryetari i opozites te kete dy vota. Per demokratet te dyja keto propozime jane antikushtetuese dhe varianti i vetem eshte te pranohet ligji i komisioneve hetimore sipas te cilit shumicen e ka ne rastin konkret PD-ja. Projektvendimi ka defekte te renda ne percaktimin kushtetues te objektit te hetimit percaktimit kushtetues te zbatimit te ligjit te posacem per perberjen e tij percaktimit kushtetues te respektimit dhe moscenimit te veprimtarise se tij me veprimtarine e organet e tjera si dhe percaktimit kushtetues te efektivitetit dhe racionalitetit te veprimtarise se Kuvendit thuhet ne relacionin e maxhorances. Shumica identifikon tri pika te kerkeses se PS-se qe kane permbajtje antikushtetuese. Pikat II III dhe IV te projektvendimit duhet te riformulohen ne menyre te pranueshme nga kendveshtrimi kushtetues cilesi qe ato nuk e kane ne formulimin aktual te paraqitur. Keto pika duhet te shnderrohen nga permbajtja aktuale antikushtetuese qe posedojne ne formulime me permbajtje kushtetuese duke njohur respektuar dhe misheruar ne tekstin e tyre respektimin e Kushtetutes Kodit Zgjedhor ligjit Per organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore te Kuvendit ligjin Per mbrojtjen e te dhenave personale Kodin e Praktikave te Mira per eshtjet Zgjedhore te Komisionit te Venecias si dhe te gjithe vendimet e Gjykates Kushtetuese te nxjerrja per fushen e hetimit parlamentar thuhet ne relacionin e shumices.
Hetimi i dyshimeve
Pika qe ka me shume shkelje te Kushtetutes sipas demokrateve eshte pika 2 qe ka te beje me objektin e hetimit. Ne te parashikohet Objekti i veprimtarise se Komisionit Hetimor te Kuvendit ku kerkohet te hetohen dyshimet e ngritura nga partite politike dyshimet lidhur me listat e zgjedhesve dyshimet mbi shperndarjen e kartave etj. Per kete pike demokratet pritet ti referohen vendimit nr. 22 te Gjykates Kushtetuese te dates 05.05.2010. Ne kete vendim thuhet Gjykata Kushtetuese ka theksuar se perkufizimi i objektit te hetimit perben hapin e pare nga ku do te percaktohet edhe ecuria e hetimit parlamentar. Objekti i hetimit i parashtruar ne menyre te qarte e te sakte duhet te permbaje fakte ose teresi faktesh nga te cilat merr shkas hetimi parlamentar dhe shpjegon se cfare hetohet. Vec kesaj objekti i hetimit duhet te jete i percaktuar ne menyre te mjaftueshme kusht ky qe kerkohet per respektimin e parimit te shtetit te se drejtes respektimin e te drejtave themelore te parimit te ndarjes se pushteteve si dhe kompetencave te kufizuara qe disponon nje komision hetimor.
Qendrimi i PD
Projektvendimi ka defekte te renda ne percaktimin kushtetues te objektit te hetimit percaktimit kushtetues te zbatimit te ligjit te posacem per perberjen e tij percaktimit kushtetues te respektimit dhe moscenimit te veprimtarise se tij me veprimtarine e organet e tjera si dhe percaktimit kushtetues te efektivitetit dhe racionalitetit te veprimtarise se Kuvendit.
Projektvendimi mund te miratohet ne parim nga ana e Komisionit te eshtjeve Ligjore Administrates Publike dhe te Drejtave te Njeriut.
Miratimi ne parim nuk do te thote se teksti i projektvendimit ne Komision eshte po ashtu i gatshem per votimin pro te permbajtjes normative te tij.
Pikat II III dhe IV te projektvendimit duhet te riformulohen ne menyre te pranueshme nga kendveshtrimi kushtetues cilesi qe ato nuk e kane ne formulimin aktual te paraqitur. Keto pika duhet te shnderrohen nga permbajtja aktuale antikushtetuese qe posedojne ne formulime me permbajtje kushtetuese duke njohur respektuar dhe misheruar ne tekstin e tyre respektimin e Kushtetutes Kodit Zgjedhor ligjit Per organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore te Kuvendit ligjin Per mbrojtjen e te dhenave personale Kodin e Praktikave te Mira per eshtjet Zgjedhore te Komisionit te Venecias si dhe te gjithe vendimet e Gjykates Kushtetuese te nxjerrja per fushen e hetimit parlamentar. Persa me lart u takon nismetareve te identifikojne mbi keto parime te metat e projektvendimit boshlleqet dhe kundershtite kushtetuese qe ai permban dhe me tej te gjejne suksesshem rruget dhe mjetet per korrigjimin e plote te tyre.
ADI SHKEMBI