E Diel, 1 Nëntor 2026

Pasardhësi i klikës hoxhiste konfirmon se s’do pranojë asnjëherë votën e lirë

20-12-2010 / Gazeta 55

Denoncon Partia Demokratike

Partia Demokratike dënon qëndrimin e bosit të sh. p. k., e zotit 20 për qindësh, Edi Rama, i cili pas hapjes së kutive të 5 qendrave të votimit në Shkodër, rifilloi përsëri lumin e akuzave ndaj institucioneve të ligjit se pse ato nuk manipuluan rezultatin dhe pse nuk e artikuluan në përputhje me frymën e tij antiligjore dhe antidemokratike.
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Albana Mustafaraj tha se kryetari part-time i bashkisë së Tiranë dhe socialistëve, Edi Rama nuk njeh dhe as respekton integritetin ligjor të Prokurorisë dhe gjykatave të vendit.
“Këto ditë prokuroria botoi pas shumë muajsh aktin e hetimit dhe rinumërimit e rivlerësimit të qendrave të votimit në Shkodër duke faktuar se rezultati i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për këto qendra dhe ai që u gjet pas këtij hetimi të prokurorisë ishin identik dhe të njëjtë. Pavarësisht nga kjo Edvin Kristaq Rama hesht e madje në amoralitet të plotë u thotë shqiptarëve që ka dyshimet e tij se prokuroria mund të ketë manipuluar. Me këtë qëndrim dëshmoi se urren qytetarët shqiptarë dhe votën e tyre të lirë, njësoj si etërit e tij shpirtëror. Me këtë qëndrim e pafytyrësi politike ai dëshmon se s’do të pranojë kurrë votën e lirë të shqiptarëve dhe vullnetin e tyre”, u shpreh zëdhënësja Musfaraj.
Sipas saj, “ky pasardhës i klikës hoxhiste që vendosi në krye të Partisë Socialiste një tjetër klikë atë të neobllokmenëve, përpiqet me të gjitha mjetet e mënyrat që të shkelmojë mbi vullnetin e qytetarëve shqiptarë dhe të vendosë nën kontroll votën e tyre të lirë”. “Pasi dështoi në mënyrat e tij të kërkimit e rinumërimit të votave e të rihapjes së kutive, deklaroi se nuk njeh as rezultatin e hetuar nga prokuroria. Partia Demokratike duke denoncuar edhe njëherë qëndrimin e bosit të sh. p. k., e zotit 20 për qindësh garanton të gjithë shqiptarët se as ai e askush tjetër nuk do të mund të cenojë apo të shkelmojë mbi votën e vullnetin e tyre të lirë”, deklaroi zëdhënësja e PD-së, Albana Mustafaraj.
Edhe pse mund të thuhet me bindje të plotë se Edi Rama dhe kauza shterpë e opozitës e kanë sosur misionin e tyre fatal, ende s’mund të thuhet me siguri se PS dhe eksponentët e saj do e mbyllin me kaq.
Ngritja e komisionit hetimor është një proces procedural që miratohet sot me unaniminet të të dy palëve politike, por pikëpyetja qëndron në anën se si opozita do instrumentalizojë hetimin e zgjedhjeve pa shkelur ligjin dhe kushtetutën.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›