Oketa Kryesise se PD ka nje vit qe i ka mbaruar mandati eshte shkelur statuti
Duke iu referuar kerkeses qe PD-ja i ka derguar Kushtetueses per interpretimin e neneve per perzgjedhjen e anetareve ai thote se Gjykata Kushtetuese do te shqyrtoje nje ceshtje e cila ne nje fare kuptimi perben nje konflikt interesi per
anetaret e saj pasi anetaret te cileve u ka mbaruar afati do te vendosin nese disa prej tyre do ta vazhdojne kete detyre apo jo. Ne nje interviste per gazeten Panorama Oketa flet gjithashtu edhe per rikthimin e Eduard Selamit zgjedhjet ne PD dhe qendrimin e maxhorances ne raport me hetimin e zgjedhjeve.
Zoti Oketa ditet e fundit ishte ne Tirane nje nga themeluesit e Partise Demokratike Eduard Selami i cili ishte i pranishem edhe ne festen e 20-vjetorit te partise. Ju keni pasur edhe nje takim me te. Ne kendveshtrimin tuaj a duhet qe Selami te rikthehet ne politike dhe ne cfare pozicioni e shikoni
Se pari do thosha se vete z. Selami i ka dhene pergjigje mjaft te qarte kesaj pyetjeje ne te gjitha deklarimet e tij publike. Gjithsesi meqenese ju kerkoni dhe kendveshtrimin tim une po i pergjigjem pyetjes suaj. Zoti Selami eshte anetar i Keshillit Kombetar te Partise Demokratike dhe nga ana formale ai eshte ne politike dhe eshte anetar i njerit prej forumeve me te larta te PD-se. Nga ana tjeter opinionet apo analizat politike te tij per ceshtjet qe kane shqetesuar apo shqetesojne politiken shqiptare qartesia e te shprehurit besoj se krijojne bindjen qe pavaresisht se larg Shqiperise z. Selami ndiqte dhe njihte shume mire politiken aktuale shqiptare. Ne mos gaboj ai deklaroi se nje dite do te rikthehet te jete aktiv ne politike. Se ne cfare pozicioni kjo eshte me pas ceshtje e procedurave te votimit ne strukturat e PD-se por une mendoj se PD-ja nuk mund ta kete luksin te mos angazhoje njerez me integritet dhe popullaritet si ai i z. Selami. Ky eshte krejtesisht opinioni im i dale me se shumti nga deklarimet publike te z. Selami sesa nga biseda qe une kisha kenaqesine te kem me te.
Javet e fundit veriu i vendit eshte permbytur nga reshjet e shumta qe kane rene. Opozita ka propozuar nje pakete qe perfshin edhe rishikimin e buxhetit. Si i vleresoni keto amendamente te cilat publikisht jane hedhur poshte nga maxhoranca
Fillimisht deshiroj te shpreh keqardhjen per situaten e veshtire qe shume familje shkodrane kalojne dhe po ashtu te shpreh solidaritetin dhe mbeshtetjen per to. Ato familje te permbytura nuk kane nevoje dhe as deshire te degjojne debate apo diskutime politike. Ato kane nevoje qe te gjithe ne te angazhohemi tu gjendemi prane me gjithcka mundemi per te kapercyer keto momente. Po ashtu kane nevoje per mbeshtetje e inkurajim dhe te gjithe strukturat e shtetit te cilat jane angazhuar maksimalisht per te perballuar kete situate besoj se meritojne vertet falenderime per punen qe kane bere. Fatkeqesisht edhe ne kete rast me pare se te flasin specialistet mbi arsyet apo shkaqet e verteta te kesaj fatkeqesie flet perseri politika. Personalisht propozimet e opozites i shoh si nje levizje te paster politike se paku per dy arsye. Nese opozita do kishte nje ekspertize te tille e cila brenda pak diteve te bente llogarite teknike-ekonomike atehere kjo ekspertize duhej te kish ngritur zerin me kohe. Se dyti gjate shqyrtimit te buxhetit te viti 2011 opozita nuk paraqiti asnje propozim as per kete ceshtje as edhe per ceshtje investimesh ne sektore te tjere. Propozimet e dy perfaqesuesve te saj para votimit te buxhetit kishin te benin me rishikim te ardhurash shpenzimesh dhe borxhit publik. Perseris dhe nje here se ne duhet te punojme te gjithe se bashku per kapercimin e situates me pas mund te debatojme dhe perplasim argumentet lidhur me kete ceshtje.
Opozita ka paralajmeruar nje mocion per kryetaren e Parlamentit duke u bazuar ne raportin e Komisionit Europian i cili shprehet se ajo ka keqperdorur Kuvendin. Ju keni qene shpeshhere kritik ndaj Topallit. fare qendrimi do te mbani ne kete rast
Une nuk di qe te kete nje mocion per kryetaren e Kuvendit por nje kerkese per debat lidhur me Raportin e Komisionit Europian. Dhe ky raport mbi gjithcka fajeson krizen politike te tejzgjatur duke i evidentuar pergjegjesite perkatese te cdo institucioni shqiptar dhe kur them cdo institucioni ketu perfshihet dhe opozita. Viti qe po leme pas u quajt me te drejte viti i Nene Terezes me rastin e 100-vjetorit te lindjes se saj. U mbajten shume aktivitete kulturore ku ne qender ishte Nene Tereza dhe mendimet e saj te urta. Po a u perdor ne debatin politik te vitit qofte dhe nje here te vetme modeli i saj Besoj se pergjigja eshte zhgenjyese. E njejta gje pritet te ndodhe edhe te enjten e ardhshme kur do te zhvillohet ky debat ne Kuvend kur ne fakt duhet te ndodhe krejt e kunderta. Ne gjykimin tim fatkeqesisht opozita ka braktisur llogoret politike ku ajo duhej te qendronte dhe kjo kryesisht ka demtuar institucionin e opozites. Tashme pas nje viti e gjysme besoj se eshte e qarte per kedo se e ashtuquajtura kauze e votes rezultoi nje kauze e deshtuar. Vetem ne nje pike arriti dicka kjo kauze ate te tensionit te panevojshem politik pasoje e te cilit ishte dhe pergjigja jopozitive lidhur me statusin e vendit kandidat per ne BE. Une mendoj se jemi ne kohe te mbyllim kete kapitull jopozitiv te ketyre 20 viteve demokraci dy vite nga te cilat po i mban peng z. Rama dhe te fillojme nje kapitull te ri bashkepunimi ne interes te qytetareve. Nje refuzim i dyte i kerkeses se Shqiperise do ishte nje gje e pafalshme per te gjithe ne.
Partia Socialiste eshte terhequr zyrtarisht nga hapja e kutive te votimit. Pas ketij hapi te opozites a duhet qe maxhoranca edhe ajo nga ana e saj te leshoje ne kete drejtim per ti dhene fund krizes politike
Ne kete pike pavaresisht se cfare ben opozita une u qendroj deklarimeve te mia te meparshme se ka vetem nje rruge per zgjidhjen e kesaj ceshtjeje dhe ajo eshte rruga juridike apo gjyqesore. Nuk do deshiroja qe vullnetet politike te individeve te zevendesonin institucionet e pavarura te vendit. Gjithsesi eshte Kuvendi ai qe do te shqyrtoje kerkesen e opozites dhe do te dale me nje vendim i cili me pas duhet respektuar nga te gjithe.
Partia Demokratike ka pezulluar votimin e anetareve te Gjykates se Larte dhe asaj Kushtetuese per shkak se ka kerkuar interpretim te ligjit themeltar te shtetit. Si e shikoni kete qendrim te saj
Nga pikepamja juridike nuk besoj se ka gje qe nuk shkon perkundrazi gjithcka eshte juridikisht ne rregull. Nga pikepamja nese kishte zgjidhje apo rruge te tjera per zgjidhje besoj se ka plot hapesire per te diskutuar. Zakonisht ceshtjet shkojne ne gjykate kur jane konsumuar te gjitha mundesite per te gjetur zgjidhje. Ne rastin konkret ceshtja i eshte percjelle gjykates ne moment te fundit atehere kur dhe vete procedurave te shqyrtimit te kandidaturave i erdhi fundi dhe kur ne gjykimin tim nuk ishin shfrytezuar hapesirat e tjera te cilat mund te jepnin nje zgjidhje me te shpejte te problemit. Nga ana tjeter te mos harrojme se Gjykata Kushtetuese do te shqyrtoje nje ceshtje e cila ne nje fare kuptimi perben nje konflikt interesi per anetaret e saj pasi anetaret te cileve u ka mbaruar afati do te vendosin nese disa prej tyre do ta vazhdojne kete detyre apo jo. Juridikisht mendoj se eshte nje ceshtje jo e lehte dhe une nuk dua te bej ekspertin e ceshtjeve kushtetuese. Gjithsesi une mendoj se nese institucionet pergjegjese sinqerisht e kishin kete shqetesim atehere duhej te uleshin paraprakisht dhe mund te kishte nje zgjidhje me te shpejte per plotesimin e Gjykates se Larte dhe asaj Kushtetuese me anetare te rinj.
U be nje vit qe nga mbledhja e Kuvendit Kombetar te PD-se ku kryetari i saj mori nje tjeter mandat katervjecar. Ka po kaq kohe qe nuk jane zhvilluar zgjedhjet per kryesine nenkryetaret sekretarin e Pergjithshem dhe sekretaret e tjere. A ju duket normale kjo situate ne PD
Nga pikepamja e funksionimit praktik te partise dhe strukturave situata eshte normale. Nga pikepamja e respektimit te statutit te partise nuk do mundja te thosha qe situata eshte normale. Statuti i PD-se ne nenin 42 percakton fare qarte se Mandati i anetareve te kryesise eshte katervjecar. Pra aktualisht kemi nje kryesi te ciles i ka mbaruar prej nje viti mandati. Nga ana tjeter po ne baze te statutit Keshilli Kombetar mblidhet te pakten dy here ne vit dhe eshte ky Keshill i cili zgjedh Kryesine e Partise. Besoj se do ishim te pasinqerte nese do thoshim te kunderten. Ka dicka qe mendoj se duhet permendur. Se paku deget lokale te Partise Demokratike kane mbyllur disa muaj para Kuvendit te vitit te shkuar zgjedhjet dhe strukturat e zgjedhura jane ne perputhje me statutin aktual te PD-se. Kjo ben qe situata e PD-se ne dege lokale te jete krejt normale nga te dyja kendveshtrimet. Besoj se afrimi i zgjedhjeve lokale do te normalizoje nga kendveshtrimi statutor dhe situaten ne strukturat me te larta te PD-se.
ADI SHKEMBI