“PD tenton të manipulojë zgjedhjet”
Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka tha dje se Partia Demokratike po tenton të manipulojë zgjedhjet e 28 qershorit. “Ajo që realisht na shqetëson është se procesi nuk është transparent. Ne kemi informacione të sakta që PD-ja po manipulon qytetarët nëpërmjet pajisjes me kuponë, duke i ofruar mundësi pa pagesë, persona që tenton t’i manipulojë për votat duke lënë jashtë procesit ato familje të cilat janë në varfëri”, theksoi Ndoka. Sipas tij “Është një lloj strategjie, e cila ka efekte shumë negative dhe tendenca për manipulimin e zgjedhjeve ekziston. Pra, kjo është frika që rritet çdo ditë aq më tepër sa i afrohemi ditës së zgjedhjeve”.