E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shijak, zjarr në zyrën elektorale të PS-së

 

Persona të panjohur kanë tentuar të djegin zyrën elektorale të Partisë Socialiste në komunën Xhafzotaj, afër qytetit të Shijakut në qarkun e Durrësit. Policia e këtij qarku thotë se ngjarja ndodhi rreth orës 02.00 të mëngjesit të sotëm. Nga të dhënat e para të hetimit autorët i kanë vënë flakën qepenit të zyrës elektorale si dhe kanë djegur flamujt që valëviteshin. Blendi Klosi, kandidati për deputet, i pari në listën me 12 kandidatë të PS-së në qarkun e Durrësit në një prononcim për median, e cilësoi ngjarjen si një presion i drejtpërdrejtë i kryeministrit Berisha, njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike. “Ky është një presion i drejtpërdrejtë që bëjnë njerëzit e Sali Berishës dhe shprehja e tij që do të kthejmë vitet ’92 e ’96 mesa duket po fillon nga Shijaku. Sali Berisha po vazhdon me djegie, shkatërrim e presion fizik mbi mbështetësit e PS-së”, tha Klosi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›