PD vendos emrat për qarkun dhe Këshillin Bashkiak
19/07/2011 Zgjidhet Eugen Isai kryetar i Këshillit të Qarkut. Blendi Himçi do të drejtojë Këshillin Bashkiak
ELBASAN-Partia Demokratike në Elbasan ka vendosur tashmë emrat që do të hedhë në votim për Këshillin e Qarkut dhe Këshillin Bashkiak. Përballë shumë kandidaturave është dashur ndërhyrja e kryesisë në qendër për të vendosur edhe emrin që do të shkojë në Këshillin e Qarkut si anëtar i Këshillit Bashkiak dhe më pas si kryetar duke qenë se “Aleanca për qytetarin” ka shumicën në të dy këshillat.
Të zgjedhurit
Kështu pak ditë më parë është vendosur që Eugen Isai të jetë emri i Partisë Demokratike që pasi të votohet të mërkurën në Këshillin Bashkiak të mbërrijë në qark duke i zënë vendin Blendi Himçit, të dy miq dhe të dy aspirantë të rinj për një pozicion të rëndësishëm në Partinë Demokratike. Duket se PD e ka zgjidhur çështjen pa mbërritur në tavolinën e Këshillit Bashkiak. Kryesia në qendër ka vendosur që Isai të shkojë në qark për të drejtuar institucionin e dytë më të rëndësishëm, ndërsa Himçi të jetë kandidaturë për Këshillin Bashkiak. Ndërkohë mësohet se 4 këshilltarët e tjerë në Këshillin e Qarkut do të propozohen nga aleatët e të djathtës. Kjo është marrëveshja që është shpërndarë së fundi në tavolinat e partive të vogla brenda koalicionit. Kështu LSI pritet të marrë një këshilltar për në Këshillin e Qarkut, 1 këshilltar PDIU, 1 PR, 1 PAA. Ndërkohë mësohet se PS duke qenë se zotëron vetëm 2 këshilltarë më pak pritet të bëjë diversion për të marrë të paktën një pozicion të rëndësishëm siç është kryetari i Këshillit Bashkiak. Këshilli Bashkiak i Elbasanit përbëhet nga 45 këshilltarë nga të cilët 21 i përkasin koalicionit të majtë dhe 24 koalicionit të djathtë.