Daja shfrytëzonte seksualisht për përfitim nipin 9-vjeçar
19/07/2011 Arrestohet Arben Hajdinllari, dërgoi në Tiranë të miturin për lypje dhe prostitucion KORÇE- Një ngjarje e rëndë e njoftuar nga burimet e policisë të qarkut Korçë ka lënë të shokuar qytetin e Korçës. Një 45-vjeçar, banues i këtij qyteti, shfrytëzonte seksualisht, por dhe për lypje nipin e tij vetëm 9 vjeç. Autori i kësaj ngjarjeje është 45-vjeçari Arben Hajdinllari, lindur dhe banues në lagjen nr 6 të qytetit të Korçës, ndërsa viktima është nipi i tij 9-vjeçar me inicialet K.M.
Daja monstër
Nga hetimet e kryera rezulton se qëllimet e tij për shfrytëzim seksual të nipit dhe për lypje kanë qenë të studiuar mirë nga ana e 45-vjeçarit. Ky i fundit kishte marrë nipin e tij dhe e kishte çuar në Tiranë, me qëllim që fëmija të ishte larg familjes së tij, dhe mundësitë për të zbatuar skenarin e tij të ishin krejtësisht të mundshme. Me të mbërritur në Tiranë, 45-vjeçari do të niste ta shfrytëzonte seksualisht nipin e vet, kundrejt një pagese dhe në të njëjtën kohë do ta shfrytëzonte edhe për lypje. Nga burime të policisë mësohet se 45-vjeçari ka qëndruar për një kohë të gjatë në Tiranë, pasi vetëm për zbulimin e kësaj ngjarjeje, policisë i është dashur gati një muaj që të zbardhte gjurmët e këtij krimi dhe së fundi të bënte të mundur arrestimin e autorit. Mësohet gjithashtu se gjithçka ishte kryer në rrethana tejet rënduese, ndërsa 9-vjeçari nuk kishte pasur asnjë mundësi që të shpëtonte nga kurthi që i kishte ngritur daja. Ky i fundit do t’i jepte nipit të tij 4000 lekë kundrejt shfrytëzimit seksual. Ngjarja kriminale dhe tejet e shëmtuar vjen vetëm disa javë më pas nga ngjarja e ndodhur në fshatin Bitinckë të rrethit Devoll, ku dy të rinj shfrytëzonin seksualisht një 12-vjeçar. Megjithatë, përdhunimi i 9- vjeçarit do të merrte fund vetëm kur policia e Korçës do të binte në gjurmët e këtij krimit. Ndërsa me operacionin e koduar “Porosia”, do të realizohej dhe arrestimi i njeriut monstër. Lidhur me këtë ngjarje shokuese, Burime të Drejtorisë së Policisë në Qarkun e Korçës bënë të ditur se ditën e hënë gjatë orëve të pasdites, pas një pune të mirëorganizuar nga ana e Seksionit kundër Trafiqeve të Paligjshme në këtë drejtori, në bashkëpunim dhe me Prokurorinë e rrethit gjyqësor Korçë, u finalizua me sukses operacioni i koduar “Porosia”, ku u bë i mundur ndalimi i shtetasit Arben Hajdinllari, 45 vjeç, lindur dhe banues në lagjen nr. 6-të të qytetit të Korçës.