PD zgjedh te henen kreun e grupit kuvendor

Partia Demokratike do të mbledhë paraditen e së hënës, në orën 11.00, për herë të parë grupin e ri parlamentar, të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit. Burimet e brendshme, bëjnë me dije se deputeti Edi Paloka, pritet të zgjidhet në postin e kreut të grupit parlamentar demokrat. Paloka është një ndër deputetët demokratë, të zgjedhur disa herë radhazi si përfaqësues i kësaj force politike në Kuvendin e Shqipërisë.
Mësohet se deputetët e rinjë janë njoftuar zyrtarisht për këtë mbledhje të parë të grupit, vetëm pak orë para nisjes së legjislaturës së re.
Mësohet se deputetët e rinjë janë njoftuar zyrtarisht për këtë mbledhje të parë të grupit, vetëm pak orë para nisjes së legjislaturës së re.