Rama Beteje per largimin e qeverise jo vetem per njesite lokale

Partia Socialiste do te beje publike neser te gjitha emrat e kandidateve per zgjedhjet lokale te 8 majit. Kryetari i saj Edi Rama ne perfundim te mbledhjes se kryesise tha se kjo pune nuk ka perfunduar edne pasi ne shume zona PS-ja ka me shume se nje kandidat te denje. Kemi marr nje numer te konsiderueshem vendimesh te gjitha keto do ti shpallim ne menyre te plote neser. Neser do te percaktojem te gjithe harten e bashkive dhe komunave duke vendosur ne secilen prej tyre kandidatet me te mire tha Rama. Kreu i PS-se permendi rikonfirmimin e kryetareve te bashkive Durres Korce Vlore Elbasan Fier Lushnjes etj si dhe beri te ditur qe ne keto zgjedhje do te kandidatojne edhe dy deputete Gjok Jakaj dhe Fatos Tusha.
Rama u shpreh se koalicioni Aleanca per te ardhmen nuk do te funksionoje si koalicioni i mazhorances. Kandidatet i kemi te perbashket jo te ndare ne sinore sic i ndan Iliri me Saliun. Votimi i kandidateve te aleances per te ardhme eshte nje vote per te larguar kete qeveri u shpreh kreu i PS-se Rama. Ai tha se me PBDNJ-ne do te kete nje marreveshje te vecante.
Lideri i socialisteve ka theksuar se kjo eshte nje beteje per te ndryshuar Shqiperine dhe jo thjeshte nje procedure zgjedhore per votimin e perfaqesuesve lokal. Kjo nuk eshte nje beteje per te bere ate qe do te ulet ne detyren e kryetarit te bashkise apo komunes por kjo eshte nje beteje per te ndryshuar Shqiperine per te ndryshuar rrenjesisht nje gjendje qe behet cdo dite me e padushueshme. Kjo eshten nje betej per tu ndare nga rruga e vjeter e shpifjes dhe e vrasjes se njerezve te pafajeshem tha Rama.
Kreu i PS-se ka shtuar se pas zgjedhjeve do te nise beteja per largimin e kesaj qeverie. Pas perzgjedhjeve duhet te fillojme betejen tone per Shqiperisne per qytetin per komunen dhe ta bejme kete beteje te gjithe se bashku ne cdo hapesire ku ka vend dhe mundesi per ballafaqim dere me dere duke hyre ne zermen dhe mendjen e njerezve duke ndare me ta jo vetem shqetesimin e perbashket por duke ndare me ta shqetesimin qe Shqiepria te nderroje rruge te dal nga rruga qorre ku po e shtyn Saliu dhe te hyje ne rrugen e aspiratave u shpreh kreu i PS-se Rama.