E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDI-ja kërcënon Berishën me dalje nga koalicioni



Partia për Drejtësi dhe Integrim e ka kërcënuar Partinë Demokratike dhe kryeministrin Berisha që në rast se nuk rinumërohen votat e saj në qarkun e Fierit, PDI-ja do të rishikojë marrëveshjen e koalicionit parazgjedhor me PD-në. Në një deklaratë të shpërndarë urgjentisht gjatë orëve të vona të mbrëmjes, PDI-ja kë kërkuar rinumërimin e votave në qarkun e Fierit, duke pretenduar se janë manipuluar votat e saj. “Partia Për Drejtësi dhe Integrim shpreh bindjen se kjo forcë duhet të ketë më shumë mandate në këto zgjedhje, për këtë arsye kërkojmë nga dy forcat politike që të rinumërojnë kutitë e votimit në të cilat ne si forcë politike kemi hasur parregullsi, sidomos në qarkun e Fierit, ku PDI-ja ka humbur mandatin e fituar. Duke i bërë thirrje Partisë Demokratike dhe kryetarit të saj, PDI shpreh bindjen se nëse kërkesa e saj nuk do të merret në konsideratë, atëherë përfaqësuesit e minoritetit të çameve do të rishikojnë marrëveshjen parazgjedhore të arritur për zgjedhjet e vitit 2009 me Partinë Demokratike”, - thuhet në deklaratën e kreut të PDI-së, Tahir Muhedini.

1 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›