Gjykata, 24 vjet burg për vrasësin Nikolla
Gjykata e Tiranës ka dënuar
me 24 vjet burg Altin Nikollën,
i cili u akuza për vrasje. Gjyqtarja
Fatmira Hajdari ka zbardhur
edhe vendimin e dënimit
të Nikollës, i cili, së bashku me
të atin dhe vëllain, kanë vrarë
Pjetër Qafën. Më parë, Gjykata
e Tiranës i shpalli fajtorë për
veprën penale të vrasjes me
paramendim Preng dhe Florjan
Nikollën, at e bir, duke i dënuar
përkatësisht me nga 25 vite
heqje lirie. Pas pranimit të gjykimit
të shkurtuar, të pandehurit,
at e bir, do të vuajnë nga 16 vite
e 8 muaj burg secili. Ndërkohë
që djali i dytë i familjes Nikolla
u gjykua në mungesë për të
njëjtën vepër penale. Preng dhe
Florjan Nikolla kanë pranuar
bashkëpunimin në vrasje, por
jo armëmbajtjen. Mbi viktimën
Pjetër Qafa, sipas provave të
akuzës, ka qëlluar djali tjetër i
familjes, Altin Nikolla, i cili është
hetuar dhe u gjykua në mungesë.
Në gjykatë erdhën për t‘u
gjykuar tre të pandehur, babai
me dy djemtë e tij. Prokurorja
Lindita Ziguri kërkoi deklarimin
fajtor të të pandehurve dhe dënimin
e tyre me nga 25 vite heqje
lirie. Sipas akuzës, të pandehurit
Altin, Florjan dhe Preng Nikolla
në bashkëpunim me njëri-tjetrin
kanë vrarë në Kamzë në vitin 2004
një kasap. Por është provuar dhe
vërtetuar se ekzekutori ka qenë i
pandehuri Altin Nikolla. Vrasja ka
ndodhur për motive fare banale.
Të pandehurit i kishin kërkuar
kasapit një zgarë për të pjekur
mishin. Ky i fundit, pasi ia ka dhënë
ka shpresuar se familja Nikolla
do të blinte mish në dyqanin e
tij. Por nuk ka ndodhur kështu.
Familja Nikolla jo vetëm që nuk ka
blerë mish në dyqanin e viktimës
Pjetër Qafa, por nuk i ka kthyer
as zgarën. Kjo histori fare banale
është kthyer në tragjedi. Vrasjen,
sipas akuzës, Altin Nikolla e ka
kryer në prani të djalit të viktimës.
Gjithçka është parë e dëgjuar prej
tij. Para gjykatës, të pandehurit
që ishin të pranishëm kërkuan
gjykim të shkurtuar.
me 24 vjet burg Altin Nikollën,
i cili u akuza për vrasje. Gjyqtarja
Fatmira Hajdari ka zbardhur
edhe vendimin e dënimit
të Nikollës, i cili, së bashku me
të atin dhe vëllain, kanë vrarë
Pjetër Qafën. Më parë, Gjykata
e Tiranës i shpalli fajtorë për
veprën penale të vrasjes me
paramendim Preng dhe Florjan
Nikollën, at e bir, duke i dënuar
përkatësisht me nga 25 vite
heqje lirie. Pas pranimit të gjykimit
të shkurtuar, të pandehurit,
at e bir, do të vuajnë nga 16 vite
e 8 muaj burg secili. Ndërkohë
që djali i dytë i familjes Nikolla
u gjykua në mungesë për të
njëjtën vepër penale. Preng dhe
Florjan Nikolla kanë pranuar
bashkëpunimin në vrasje, por
jo armëmbajtjen. Mbi viktimën
Pjetër Qafa, sipas provave të
akuzës, ka qëlluar djali tjetër i
familjes, Altin Nikolla, i cili është
hetuar dhe u gjykua në mungesë.
Në gjykatë erdhën për t‘u
gjykuar tre të pandehur, babai
me dy djemtë e tij. Prokurorja
Lindita Ziguri kërkoi deklarimin
fajtor të të pandehurve dhe dënimin
e tyre me nga 25 vite heqje
lirie. Sipas akuzës, të pandehurit
Altin, Florjan dhe Preng Nikolla
në bashkëpunim me njëri-tjetrin
kanë vrarë në Kamzë në vitin 2004
një kasap. Por është provuar dhe
vërtetuar se ekzekutori ka qenë i
pandehuri Altin Nikolla. Vrasja ka
ndodhur për motive fare banale.
Të pandehurit i kishin kërkuar
kasapit një zgarë për të pjekur
mishin. Ky i fundit, pasi ia ka dhënë
ka shpresuar se familja Nikolla
do të blinte mish në dyqanin e
tij. Por nuk ka ndodhur kështu.
Familja Nikolla jo vetëm që nuk ka
blerë mish në dyqanin e viktimës
Pjetër Qafa, por nuk i ka kthyer
as zgarën. Kjo histori fare banale
është kthyer në tragjedi. Vrasjen,
sipas akuzës, Altin Nikolla e ka
kryer në prani të djalit të viktimës.
Gjithçka është parë e dëgjuar prej
tij. Para gjykatës, të pandehurit
që ishin të pranishëm kërkuan
gjykim të shkurtuar.