Studimi, 10% e fëmijëve të pavaksinuar
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë më problematike për kryerjen e vaksinimit janë zonat rurale, popullatat e zonave informale dhe komuniteti rom qe jane dhe kategoria me problematike
TIRANE-Rreth 10% e fëmijëve në vend, janë të pa vaksinuar. Sipas një studimi të bërë nga institucionet shëndetësore ka rezultuar se 90 % e fëmijëve të porsalindur kanë kryer vaksinimin, ndërsa 10% e tyre janë të pavaksinuar. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë më problematike për kryerjen e vaksinimit janë zonat rurale, popullatat e zonave informale dhe komuniteti rom. Këta të fundit janë dhe kategoria më problematike, ku një pjesë e tyre nuk figurojnë të regjistruar as në institucione dhe janë kategoria që i drejtohen më pak spitaleve. Ministria e Shëndetësisë, sqaron se aktualisht po mbahen në monitorim intensiv shëndetësor popullatat me risk të lartë si romët, zonat e largëta rurale apo popullatat e zonave informale. Një pjesë e vaksinave bëhen që në muajt e parë të jetës së foshnjave, e më pas ndiqen këshillat e mjekëve për moshën dhe kohen e kryerjes së vaksinave të tjera. Sëmundjet që shmangen nga kryerja e vaksinës janë: Tuberkulozi, Hepatiti Viral B, Difteria, Tetanozi, Kolla e Mirë, Poliomyeliti, Fruthi, Rubeola, Shytat.
(d.b/GSH/BalkanWeb)