Iraku, gëzim dhe frikë në liri
Nëse ka ndonjë njeri në
Irak, fytyra e të cilit
përfshin spektrin e
plotë të triumfit, dështimit dhe
ngjarjeve tragjike të 6 viteve
të shkuara, ai është neurologu
Mauafak al-Rubaie. Si pjesa
më e madhe e atyre që janë
sot në krye të vendit, edhe al-
Rubaie u kthye në Irak në vitin
2003, në vitin e luftës, dhe pas
dhjetëvjeçarësh të tërë në mërgim.
Ai u emërua këshilltar për
sigurinë kombëtare në vitin
2004 dhe po në këtë vit u takua
ballë përballë me armikun e
tij për vdekje, Sadam Husein,
në një burg, dhe një natë të
acartë, tre vjet më vonë, ishte
një ndër personat që asistoi
në ekzekutimin tij. Për të kjo
ishte një fitore e jashtëzakonshme.
Ndërkohë, shihte vendin
e tij tek zhytej gjithnjë e më
tepër në një situatë absurde
e të përgjakshme me qindra të
vrarë brenda jave e me bomba
që shpërthenin gjatë gjithë ditës
në qytetet kryesore të vendit. Në
këto kushte u përpoq që të kryente
një veprim pozitiv për vendin
e tij dhe kjo gjë pozitive ishte
largimi i amerikanëve. Për të
arritur një gjë të tillë, fillimisht
shkoi në Uashington për të
bindur amerikanët që të kishin
durim e më pas me qetësimin e
situatës dhe kalimin e kohës të
përgatiteshin për tërheqje. Më
pas shkoi në qytetin e Naxhafit
dhe në Teheran për të marrë
mbështetjen e mjullahëve shitë.
Por asnjë nga këto lëvizje nuk
rezultoi të ishte e mjaftueshme.
Në fillim të korrikut, pas muajsh
mosmarrëveshjesh, Kryeministri
i vendit, al-Maliki, e informoi
al-Rubaien se shërbimi i tij nuk
ishte më i domosdoshëm. Ky
i fundit ende jeton në vilën
zyrtare në Zonën e Gjelbër,
por karriera e tij si këshilltar
i sigurisë kombëtare ka marrë
fund. E në vend që të dorëzohet,
al-Rubaie ka ecur përpara
duke themeluar partinë
e tij, e njohur si al-Vasat, ose
Partia e Qendrës. Dy javë më
parë anëtarët e kësaj partie u
mblodhën në hotel "Palestina"
për kongresin e themelimit.
Rubaie nuk kishte kohë për
të përjetuar poshtërimin apo
për të përjetuar ndonjë depresion.
Përkundrazi, planet e
tij për Irakun janë të mëdha,
edhe sepse ai kërkon që të
bëhet Kryeministri i ardhshëm.
Dje trupat amerikane nisën
tërheqjen nga bazat e tyre në
qytetet irakiane. Dje, ndryshe
nga entuziazmi që treguan 6
vjet më parë, kur kujtuan se
për një muaj arritën të fitonin,
ata kanë qenë të qetë
dhe aspak të zhurmshëm.
Përkundër kësaj, irakianët,
edhe pse thellësisht të traumatizuar,
kanë një vetëbesim
të jashtëzakonshëm. Për Kryeministrin
e vendit, tërheqja
e amerikanëve është "një fitore
e madhe", madje krahasohet
me tërheqjen e britanikëve
në vitin 1920. Dita e djeshme
madje është propozuar që
të shpallet festë kombëtare.
Ndërkohë, situata nuk mund
të thuhet se është qetësuar
përfundimisht dhe plotësisht.
Në qershor humbën jetën
200 persona dhe nëse do të
vazhdojë kështu, Kryeministri
ka të ngjarë të kërkojë sërish
ndihmën e amerikanëve për
asistencë ushtarake. Nuk dihet
se si do të shkojnë gjërat
muajt e ardhshëm, por për
momentin i gjithë vendi po
përjeton një çast magjik, një
ndjenjë vetëbesimi dhe lirie
që nuk ishte parë e përjetuar
në Irak që prej një gjenerate
të tërë. Ideja e të qenit të
pushtuar tashmë po zhduket
nga mendjet dhe ndërgjegjet
e njerëzve. Ndjenjat e pushtimit
po zëvendësohen pak e
nga pak nga ndjesi të tjera.
Tmerri i viteve të fundit ka
fshehur faktin që një vend si
Iraku ka mundësinë e shndërrimit
në një faktor dominant
jo vetëm në rajon. Sasitë e tij
të naftës janë jashtëzakonisht
të mëdha dhe pavarësisht
eksodit të madh të truri t ,
Iraku ka ende një popullsi
relativisht të shkolluar. Sipas
al-Rubaie, "vendi ka një të
ardhme të jashtëzakonshme".
Ambiciet e njerëzve si al-
Rubaie, që duan të marrin në
duar fatet e vendit në një të
ardhme të afërt, janë më tepër
se ëndrra të rëndësishme të
atyre që synojnë rikthimin në
pushtet. Por për momentin të
gjithë e kanë vëmendjen te
situata që do të mbizotërojë
në vend pas largimit të amerikanëve
dhe nëse vetëbesimi i
madh i klasës politike do të
jetë i justifikueshëm. Sipas
shumë analistëve vendas,
nuk pritet të ndodhë ndonjë
hata. Një nga problemet më
të mëdha me të cilat po përballet
dhe do të vazhdojë të
përballet administrata është
korrupsioni që, së bashku me
dhunën sektare, do të jenë
"armiqtë" kryesorë të çdo kujt
që është apo synon të vijë në
pushtet në vendin që ka fituar
edhe njëherë lirinë.
Irak, fytyra e të cilit
përfshin spektrin e
plotë të triumfit, dështimit dhe
ngjarjeve tragjike të 6 viteve
të shkuara, ai është neurologu
Mauafak al-Rubaie. Si pjesa
më e madhe e atyre që janë
sot në krye të vendit, edhe al-
Rubaie u kthye në Irak në vitin
2003, në vitin e luftës, dhe pas
dhjetëvjeçarësh të tërë në mërgim.
Ai u emërua këshilltar për
sigurinë kombëtare në vitin
2004 dhe po në këtë vit u takua
ballë përballë me armikun e
tij për vdekje, Sadam Husein,
në një burg, dhe një natë të
acartë, tre vjet më vonë, ishte
një ndër personat që asistoi
në ekzekutimin tij. Për të kjo
ishte një fitore e jashtëzakonshme.
Ndërkohë, shihte vendin
e tij tek zhytej gjithnjë e më
tepër në një situatë absurde
e të përgjakshme me qindra të
vrarë brenda jave e me bomba
që shpërthenin gjatë gjithë ditës
në qytetet kryesore të vendit. Në
këto kushte u përpoq që të kryente
një veprim pozitiv për vendin
e tij dhe kjo gjë pozitive ishte
largimi i amerikanëve. Për të
arritur një gjë të tillë, fillimisht
shkoi në Uashington për të
bindur amerikanët që të kishin
durim e më pas me qetësimin e
situatës dhe kalimin e kohës të
përgatiteshin për tërheqje. Më
pas shkoi në qytetin e Naxhafit
dhe në Teheran për të marrë
mbështetjen e mjullahëve shitë.
Por asnjë nga këto lëvizje nuk
rezultoi të ishte e mjaftueshme.
Në fillim të korrikut, pas muajsh
mosmarrëveshjesh, Kryeministri
i vendit, al-Maliki, e informoi
al-Rubaien se shërbimi i tij nuk
ishte më i domosdoshëm. Ky
i fundit ende jeton në vilën
zyrtare në Zonën e Gjelbër,
por karriera e tij si këshilltar
i sigurisë kombëtare ka marrë
fund. E në vend që të dorëzohet,
al-Rubaie ka ecur përpara
duke themeluar partinë
e tij, e njohur si al-Vasat, ose
Partia e Qendrës. Dy javë më
parë anëtarët e kësaj partie u
mblodhën në hotel "Palestina"
për kongresin e themelimit.
Rubaie nuk kishte kohë për
të përjetuar poshtërimin apo
për të përjetuar ndonjë depresion.
Përkundrazi, planet e
tij për Irakun janë të mëdha,
edhe sepse ai kërkon që të
bëhet Kryeministri i ardhshëm.
Dje trupat amerikane nisën
tërheqjen nga bazat e tyre në
qytetet irakiane. Dje, ndryshe
nga entuziazmi që treguan 6
vjet më parë, kur kujtuan se
për një muaj arritën të fitonin,
ata kanë qenë të qetë
dhe aspak të zhurmshëm.
Përkundër kësaj, irakianët,
edhe pse thellësisht të traumatizuar,
kanë një vetëbesim
të jashtëzakonshëm. Për Kryeministrin
e vendit, tërheqja
e amerikanëve është "një fitore
e madhe", madje krahasohet
me tërheqjen e britanikëve
në vitin 1920. Dita e djeshme
madje është propozuar që
të shpallet festë kombëtare.
Ndërkohë, situata nuk mund
të thuhet se është qetësuar
përfundimisht dhe plotësisht.
Në qershor humbën jetën
200 persona dhe nëse do të
vazhdojë kështu, Kryeministri
ka të ngjarë të kërkojë sërish
ndihmën e amerikanëve për
asistencë ushtarake. Nuk dihet
se si do të shkojnë gjërat
muajt e ardhshëm, por për
momentin i gjithë vendi po
përjeton një çast magjik, një
ndjenjë vetëbesimi dhe lirie
që nuk ishte parë e përjetuar
në Irak që prej një gjenerate
të tërë. Ideja e të qenit të
pushtuar tashmë po zhduket
nga mendjet dhe ndërgjegjet
e njerëzve. Ndjenjat e pushtimit
po zëvendësohen pak e
nga pak nga ndjesi të tjera.
Tmerri i viteve të fundit ka
fshehur faktin që një vend si
Iraku ka mundësinë e shndërrimit
në një faktor dominant
jo vetëm në rajon. Sasitë e tij
të naftës janë jashtëzakonisht
të mëdha dhe pavarësisht
eksodit të madh të truri t ,
Iraku ka ende një popullsi
relativisht të shkolluar. Sipas
al-Rubaie, "vendi ka një të
ardhme të jashtëzakonshme".
Ambiciet e njerëzve si al-
Rubaie, që duan të marrin në
duar fatet e vendit në një të
ardhme të afërt, janë më tepër
se ëndrra të rëndësishme të
atyre që synojnë rikthimin në
pushtet. Por për momentin të
gjithë e kanë vëmendjen te
situata që do të mbizotërojë
në vend pas largimit të amerikanëve
dhe nëse vetëbesimi i
madh i klasës politike do të
jetë i justifikueshëm. Sipas
shumë analistëve vendas,
nuk pritet të ndodhë ndonjë
hata. Një nga problemet më
të mëdha me të cilat po përballet
dhe do të vazhdojë të
përballet administrata është
korrupsioni që, së bashku me
dhunën sektare, do të jenë
"armiqtë" kryesorë të çdo kujt
që është apo synon të vijë në
pushtet në vendin që ka fituar
edhe njëherë lirinë.