Dy vetëvrasje brenda pak orësh në Durrës
06/03/2012 Viktima, meshkuj të moshës së mesme, motiv borxhet
DURRES-Dy vetëvrasje janë shënuar dje në Durrës në një hark kohor prej pak orësh. Personat që u vetëqëlluan për vdekje ishin burra të moshës së mesme dhe kanë zgjedhur momentin kur kanë qenë vetëm në shtëpi për të kryer veprimin ekstem. Një person i ka dhënë jetës me armë zjarri shumë pranë gjykatës në Durrës. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:15 minuta në lagjen 11 të qytetit bregdetar. Viktima është E. Laha, 50 vjeç. Policia dyshon se 50-vjeçari është vetëvrarë në banesën e tij duke qëlluar mbi veten me një armë automatik. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i vetëvrasjes mund të jenë bërë borxhet e shumta të konsiderueshme që Laha kishte kundrejt disa personave. Po një tjetër person ka vrarë veten me armë mëngjesin e djeshëm në Shijak. Burimet nga policia lokale thanë se ngjarja ndodhi në fshatin Koxhas të Shijakut dhe 44-vjeçari S. Caka dyshohet se ka qëlluar veten me armë tip pistoletë, duke i dhënë fund jetës.
Familjarët e viktimës kanë qenë të parët që gjetën trupin e pajetë dhe kanë njoftuar menjëherë policinë. Ende mbeten të paqarta rrethanat dhe arsyet që kanë çuar 44-vjeçarin në këtë fund, por policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet paraprake për zbardhjen e ngjarjes.