E Shtunë, 31 Tetor 2026

I droguari mban peng me armë për 2 orë familjen

06/03/2012  I kërcënonte me jetë, policia negociata me sukses. I riu largohet, shpallet në kërkim

KURBIN – Një 24-vjeçar me probleme në shëndetin mendor dhe i dyshuar si përdorues narkotikësh ka mbajtur peng për disa orë familjen e tij, duke i terrorizuar me armë. Sipas policisë nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarjeje, e cila është mbyllur pa viktima, pas lirimit të pengjeve dhe arratisjes së protagonistit 24-vjeçar Klevis Balloku.

Ngjarja

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Vinjollë të Kurbinit, ku 24-vjeçari, i identifikuar si Klevis Balloku, nën kërcënimin e armës mbajti të izoluar për rreth 2 orë katër anëtarët e tjerë të familjes së tij. Me të marrë njoftimin, policia mbërriti në vendngjarje dhe nisi negociatat me pengmarrësin për lirimin e familjes. Sipas burimeve policore bëhet e ditur se pas rreth 2 orësh negociatat rezultuan të suksesshme dhe 24-vjeçari la të lirë familjarët. Më pas ai u largua nga banesa në drejtim të paditur. Policia është vënë në ndjekje të tij. Shtetasi Klevis Balleku, 24 vjeç, i la të lirë anëtarët e familjes së tij dhe është larguar në zonën e pyllit në fshatin Vinjoll të Kurbinit.

Pengmarrja

Pas disa orësh kërcënime me armë se do t’i vriste, i riu ka lënë të lirë anëtarët e familjes së tij.

Policia konfirmon se autori, Klevis Balleku, vuante nga depresioni mendor, shkaktuar nga përdorimi i lëndëve narkotike. Policia mësohet se ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me krimin. Menjëherë janë marrë në pyetje familjarët për të sqaruar çdo detaj të pengmarrjes kryesisht motivin

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›