Kujdes me tamponët që kanë fuqi të madhe thithëse
ANGLI- Që kur ka filluar prodhimi i tyre, problemet praktike të femrave gjatë menstruacioneve është zgjidhur, megjithatë tamponët mund të rrezikojnë seriozisht shëndetin.
Mjekët në Britani të Madhe kanë konstatuar se sindroma e shokut toksik më së shpeshti diagnostikohet te femrat e reja, të cilat gjatë ciklit menstrual kanë përdorur tamponë me forcë të madhe thithëse.
Sindroma e shokut toksik është konstatuar se nxitet nga helmet e një bakteri. Ai është i pranishëm në organizëm në rrethana normale dhe nuk shkakton probleme, thonë ekspertët. Për shkak të nxehtësisë, lagështisë dhe mungesës së oksigjenit në vaginë, mikroorganizmat shumohen më leht dhe më shpejt në tampon.
Është shumë me rëndësi që me kohë të hetohen simptomat e shokut toksik: dhembja e kokës, dhembja e fytit dhe e muskujve, temperatura e lartë, vjellja dhe diarreja, ligështia, sukrepi në formë të djegies nga dielli, ulja e presionit të gjakut, dezorientimi, dështimi i veshkave. Shërimi bëhet me antibiotikë.
(ma.ar/telegrafi/BalkanWeb)