PDIU: “Lufta” dydrejtimëshe e Greqisë

Kjo parti i komenton rastet e kthimit të shqiptarëve në dy drejtime, ku sipas PDIU-së, Greqia po tenton të tregojë supermacinë e saj ndaj Shqipërisë si dhe po dëmton rëndë imazhin e shtetit shqiptarë në Bashkimin Evropian.
“Raportet e përtremujorshme të FRONTEX, autoritetit përgjegjës i BE-së për menaxhimin e kufijve, tregojnë se shtetasit shqiptarë janë në vend të parë në kthimin e tyre, ndër vendet që kanë liberalizim vizash me zonën Shengen. Vetëm në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, sipas FRONTEX janë kthyer në kufi më shumë se 3500 shqiptarë, 60 për qind e të cilëve si persona të padëshiruar. Ndër personat e kthyer si të padëshiruar, shqiptarët përbëjnë gjysmën e tyre, ndonëse në total shqiptarët e kthyer janë vetëm 10 për qind e të kthyerve. 8 në 10 shqiptarë janë kthyer nga Greqia si persona të padëshiruar. Në të njëjtën kohë, asnjë kombësi tjetër nuk ka pasur as një të dhjetën e kthimeve me këtë argumentim. Kjo është një tendencë e qartë e shtetit grek, që duke mos pasur arsye reale për kthimin e shqiptarëve, qofshin të Çamërisë apo jo, i liston thjesht si persona të padëshiruar”, theksoi zëdhënësi, Ardit Bido.
Ai shtoi se shqiptarët kanë respektuar më shumë se çdo vend tjetër rregullat e liberalizimit të vizave. “PDIU i bën thirrje shtetit shqiptar që të veprojë sa nuk është vonë, për të shpëtuar nga një grackë që qarqet ekstremiste në Greqi po tentojnë të fusin shtetin tonë, qarqe të cilat gjithnjë e më shumë kanë gjetur zë në politikën zyrtare të Athinës. Rruga e Shqipërisë për në BE nuk kalon nga Athina, aq më tepër nga një Athinë që gjithnjë e më shumë gjendet me një hap jashtë Evropës së Bashkuar. Rruga e Shqipërisë për në BE kalon nga përqafimi i vlerave evropiane, të cilat qytetarët shqiptarë i shprehin në mënyrë të vazhdueshme. Ka ardhur koha, që shteti shqiptar ta përqafojë këtë aspiratë dhe ndjesi të kombit shqiptar”, shtoi. /Start/
2012-05-14 12:17