E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Duhet punësim real, jo fshehje statistikash

“Duhet punësim real, jo fshehje e papunësisë që rritet. Kryeministri tregon përrallë për 1 milionë hajdutë, po papunësia nuk hyn në problemet e tij”, shkruan Rama në Twitter.

Ai shton se duhet një Rilindje Kombëtare për të penguar rrënimin e mëtejshëm. "Duhet punësim real,jo fshehje e papunësisë që rritet. Duhet një Rilindje Shqiptare për të ndalur rrënimin e mëtejshëm. Duhet një rrugë e re. Kryeministri thotë se kur kryefamiljari është i punësuar e gjithë familja qenka e punësuar e bëka dhe biznes!Duket s'e flet vec per familjen e vet.. Kryeministri thotë të papunë janë vetëm ata që kërkojnë punë në zyrat e shtetit, të tjerët janë të gjithë të punësuar!Ne fakt jo, fatkeqësisht jo. KM i quan te punësuar gjithë shqiptarët që jetojnë në fshat! Në fakt, fshati sot mbijeton si në mesjetë, nën hijen e frikshme të papunësisë", shkruan kreu socialist. /Start/

                                                                                             2012-05-14 14:27
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›